TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2026, 17:30

“Jam gati!” Nelson Hysës ‘nuk i dridhet qerpiku’ dhe i dërgon mesazh Tajson Furit: Më dërgo kontratën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Jam gati!” Nelson Hysës ‘nuk i dridhet qerpiku’
Nelson hysa-Tajson Furi

Një përballje mes boksierit shqiptar dhe ish-kampionit britanik të peshave të rënda mund të bëhet realitet, pasi emri i shkodranit është përmendur si kundërshtar potencial i Tajson Furit.

Mundësia e një dueli historik mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe ikonës së boksit botëror Tajson Furi po merr gjithnjë e më shumë vëmendje. Emri i kampionit shqiptar është përmendur së fundmi si një nga kundërshtarët e mundshëm të britanikut në një përballje të ardhshme në ring.

Vetë Tajson Furi ka konfirmuar se Hysa ka qenë ndër emrat e diskutuar për një duel të mundshëm.

Dhe Nelson ka qenë një nga emrat për të cilin është folur. Është i renditur lart dhe i pamposhtur, artist në KO. Ndaj ka qenë një nga djemtë për të cilët është folur gjithashtu”, është shprehur Furi.

Pas këtyre deklaratave, Nelson Hysa ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u përballur me një nga emrat më të mëdhenj të boksit profesionist.

Tajson Furi, çfarë kënaqësie që të përmendesh si kundërshtari yt i mundshëm. Do të ishte nder që të ndaja ringun me një legjendë si ti. Jam gati, po punoj fort çdo ditë, dhe nëse mundësia vjen, më dërgo kontratën”, deklaroi Hysa.

Boksieri shkodran vijon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale dhe konsiderohet një nga emrat më premtues në kategorinë e peshave të rënda. Një përballje e mundshme me Tajson Furi do të përbënte sfidën më të madhe të karrierës së tij dhe një moment historik për boksin shqiptar.

nelson hysa boksieri shqiptar

Lini një Përgjigje