TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2026, 18:52

Montela rrezikon shkarkimin? Çfarë po ndodh në prapaskenë te Turqia pas eliminimit të shpejtë nga Botërori

Shkruar nga Pamfleti
Montela rrezikon shkarkimin? Çfarë po ndodh në prapaskenë
Trajneri i Turqisë, Vinçenco Montela

E ardhmja e Vinçenco Montelës në stolin e përfaqësueses së Turqisë është vënë në pikëpyetje gjatë këtij Kampionati Botëror. Sipas raportimeve të mediave italiane, trajneri italian ndodhet pranë largimit nga detyra pas tensioneve dhe paqartësive që kanë shoqëruar së fundmi kampin turk.

E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se situata është bërë delikate dhe se shkarkimi i Montelës mbetet një mundësi konkrete që po shqyrtohet nga drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Federata nuk ka ndërmend të marrë një vendim të nxituar. Zyrtarët turq po analizojnë me kujdes zhvillimet e fundit dhe po vlerësojnë të gjitha opsionet përpara se të përcaktojnë fatin e trajnerit.

Orët dhe ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Montelës. Mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë të drejtojë Turqinë në këtë Botëror apo nëse drejtuesit do të vendosin t’i japin fund bashkëpunimit me teknikun italian.

vinçenco montela trajneri i turqisë kupa e botës

Lini një Përgjigje