Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë si kërkesën kryesore të protestës, duke propozuar një kabinet teknik me mision përgatitjen e zgjedhjeve të reja…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se zgjidhja për situatën aktuale politike në vend është dorëheqja e menjëhershme e qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike jopartiake, e cila do të kishte si mision organizimin e zgjedhjeve të reja.
Berisha u pyet nga ndjekwsit e tij nw rrjetet sociale se cilat duhet të jenë kërkesat konkrete të protestës ndaj qeverisë në këto momente. Në përgjigjen e tij, ai theksoi se kërkesa kryesore është largimi i menjëhershëm i ekzekutivit nga detyra.
“Dorëheqje e menjëhershme, krijimi i një qeverie teknike jopartiake”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, një qeveri teknike mund të jetë jopartiake edhe në kushte normale, por ai argumentoi se karakteri jopartiak i protestës e bën të domosdoshëm krijimin e një kabineti të tillë.
Berisha tha se qeveria e re duhet të ketë si mision të vetëm përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, duke e konsideruar këtë si shërbimin më të madh që mund t’i bëhet vendit në situatën aktuale.
“Mendoj se ky do të ishte shërbimi më i madh që do t’i bënin kombit dhe Shqipërisë”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje