TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 14:55

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit: Rama është frikacak në gen, duhet të dorëhiqet

Shkruar nga Pamfleti
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit: Rama është frikacak
Edi Rama

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Mithat Havari, ka komentuar zhvillimet politike dhe protestën e paralajmëruar kundër qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama po tregon shenja frike përballë pakënaqësisë qytetare.

Sipas Havarit, një nga treguesit e kësaj situate është fakti që një aktivitet i rëndësishëm i kryeministrit nuk u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, por në Pallatin e Brigadave.

Gjatë deklaratës së tij, ai paralajmëroi se tensionet politike mund të rriten nëse institucionet nuk reagojnë ndaj kërkesave të qytetarëve. Havari tha se protestuesit po mobilizohen me synimin për të kërkuar largimin e drejtuesve aktualë politikë dhe shtoi se situata mund të marrë përmasa më të mëdha nëse pakënaqësia vazhdon të injorohet.

Ish-zyrtari i lartë i policisë u ndal edhe te roli i Policisë së Shtetit, duke u bërë thirrje drejtuesve dhe efektivëve të tregojnë maturi gjatë menaxhimit të protestave. Ai theksoi se protestuesit janë qytetarë paqësorë dhe se policia duhet të shmangë çdo përshkallëzim të panevojshëm të situatës.

“Situata të tilla ku dikataorët s’kanë rrugë tjetër e çon vendin buzë greminës.

Shqiptaret po vijnë për një arsye të vetme për t’i larguar të dy. Situatat eskalojnë nga protestë mund të kthehet në demonstratë dhe demonstrata është më e ashpër si në Tjalandë që mund ta marrin ta hedhin në koshin e plehrave, ta çojnë në bulevardin e Tiranës dhe ta dorëzojnë të SPAK-u.I bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë, sepse policia është më e goditura,se ata janë me popullin. Policia të bëjë kujdes sepse kanë një popull paqësor. Kemi dy banda komuniste dhe nëse do të eskalojë situata, do të përfundojë siç them unë.

Rama është frikacak në gen edhe mbledhjen e bëri në Pallatin e Brigadave jo të Kongreset.Ai duhet të dorëhiqet”, tha Havari në News 24.

ish-drejtori i policisë së shtetit rama është frikacak në gen

4 Komente

  1. T
    Tony

    Trimeria pas lufte e mencuria pas Kuvendit nuk vlejne. Keshtu thote nje fjale e urte e popullit Shqiptar, qe ju bofsha kurbon.

    1. F
      Feti Dema

      Respekte Z.Havari! Policia e Shtetit nuk ka se pse të të ushtrojë represion ndaj protestuesve paqësor. Por 'Kastën politike të superkorruptuar dhe të kriminalizuar' qytetarët nuk do pranojnë ta mbartin më mbi qafë. Mjaftë është mjaftë.

      1. q
        qytetar

        Ju Pamflet mos e ulni vleren tuaj duke intervistuar njerez negativ pa moral pa arsim e te urryer nga populli si kete havarin ,i cili ka lene pershtypjen me te zeze. Emrin nuk duan t`ia degjonPyesni e do te bindeni per sjelljet e ndyra e mizerabel te tij.kudo e kudo qe sherbeu ato 2 a 3 vjet si ne Tirane Shkoder ,Elbasan etj.

        1. A
          A. B.

          O qytetar, qe mjaftojnë pak rreshta për ta kuptuar se je "i derr katnari:".kush janë sjelljet e ndyra të Havarit, një nga ofiqarët më të nderuar të këtij vendi.? Kur je kaq i revoltuar dhe i drejtë, pse nuk e vë emrin tënd të shquar, por fshihesh pas pseudonimit.

          Lini një Përgjigje