TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 09:33

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në
Aksident në aksin Levan-Vlorë

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në aksin Levan–Vlorë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe trafik të dendur në zonë.

Në ngjarje është përfshirë një automjet tip "Fiat", ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse automjeti ka dalë nga kontrolli duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës, apo nëse në aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër. 

aksident në aksin levan-vlorë

Lini një Përgjigje