Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas thirrjeve në sheshe dhe rrugë nga protestuesit, për burgosjen e tij dhe të kryeministrit Edi Rama.
Slogani “Rama në burg, Berisha në burg”, është ndër refrenet kryesore të protestës që ka ndezur Tiranën prej 20 ditësh.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se ata që thërrasin për burgosjen e tij, janë ‘opozitë e opozitës’.
Megjithatë tha Berisha ai nuk shqetësohet nga thirrjet në kor, ndërsa shtoi se PD do të mbështesë protestën dhe qytetarët të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
"Këta që thërrasin janë opozitë e opozitës. Kjo ndihmon Edi Ramën sepse krahason të pakrahasueshmen, por kjo nuk më ka penguar kurrë që të mbështes me të gjitha potencialet protestën.", tha Berisha.
Berisha gjithashtu komentoi edhe qëndrimet e Ramës ndaj protestave të mbajtura prej më shumë se dy javësh në Tiranë.
"Unë këto qëndrime i komentoj si trillime, si fantazi e sëmurë, si verbëri nga pushteti i Edi Ramës. Unë dua të theksoj këtu se dosja e Zvërnecit është fund e krye përgjegjësi direkte e Edi Ramës për mungesën totale të transparencës dhe dhunimin nen për nen të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare. Edi Rama përpiqet të fshihet, por mesa kuptoj unë, ai në mënyrë absolute ka mashtruar kompaninë dhe kompanitë pasi në kundërshtim me të gjitha kushtet ligjore, ai ka lëshuar lejen e zhvillimit, për hir të së vërtetës, çka ai e fsheh, ai ka lëshuar në janar të këtij viti edhe lejen e ndërtimit. Dhe ka lëshuar lejen e ndërtimit për tre blloqe. Dhe kompania me noter ka kërkuar anulimin e lejeve të ndërtimit. Edi Rama i fsheh të gjitha këto.
Edi Rama tani përpiqet t’i vendosë në ligj gjërat, por mashtron. E kam thënë dhe e them përsëri se Shqipëria, si vend i cili negocion me BE-në për integrimin e plotë në BE, është e detyruar ligjërisht që çdo hap që ndërmerr në drejtim të zonave të mbrojtura, peizazheve të mbrojtura, rezervateve të paprekshme natyrore, parqeve kombëtare, është e detyruar të respektojë me përpikmëri ligjin evropian Natyra 2000 dhe direktivën e BE për habitatet dhe zogjtë që janë të viteve 2006-2008.", tha Berisha.
Plak lavire, nuk i ha me kush kumbullat e tua, o gelbaze e ndyre.
Saktë e thotë ky komunist, shërbëtor besnik i pasuesve të Enverit me një këmbë në varr, që i frikësohet së ardhmes. Vetëm tani është mundësia për një opozitë të vërtetë. Po shoku Edi i ka dhënë detyrë të mbajë sa më shumë njerëz rreth vetes, përndryshe që të dy rrezikojnë të humbin.