TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 09:23

Protesta, pedagogu Ermal Hasimja: Ka dy rrugë si mund të largohet Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Protesta, pedagogu Ermal Hasimja: Ka dy rrugë si mund të largohet Edi
Ermal Hasimja

Pegagogu dhe analisti, Ermal Hasimja ka paraqitur dy rrugë përmes të cilave, sipas tij, protesta kundër qeverisë mund të realizojë objektivin e saj për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Hasimjes, skenari i parë lidhet me një dorëheqje të drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë si rezultat i presionit të protestave. Ndërsa skenari i dytë bazohet te ajo që ai e cilëson si konsumim gradual politik të Ramës me kalimin e kohës.

“Koha vepron në favor të protestës. Çdo ditë që zgjat protesta Rilindja humb qindra në mos mijëra vota, sepse vendos votuesit e Rilindjes përballë trysnisë gërryese të protestës së perceptuar gjerësisht si qytetare dhe jopartiake”, shkruan Hasimja.

Ai argumenton se vetë kryeministri i ka shkaktuar vetes dëme politike përmes reagimeve të tij gjatë kësaj periudhe, duke përmendur deklarata dhe qëndrime që, sipas tij, tregojnë dobësi politike.

Në analizën e publikuar prej tij, Hasimja vlerëson se largimi i Ramës nga posti i kryeministrit nuk do të ishte i mjaftueshëm për të garantuar ndryshimin e kërkuar nga protesta. Sipas tij, procesi duhet të pasohet nga ngritja e një qeverie kujdestare që do të krijonte kushte të barabarta për zgjedhje.

“Dorëheqja duhet pasuar nga një qeveri kujdestare që do të parandalojë përdorimin nga Rilindja të administratës, krimit të organizuar, klientëve të qeverisë dhe sistemit të vjetër zgjedhor.”

Në përfundim, Hasimja rendit disa hapa që, sipas tij, duhet të pasojnë dorëheqjen e kryeministrit që janë:

-Dorëheqje.

-Qeveri kujdestare.

-Ndryshim i ligjit zgjedhor me përparësi proporcionalin kombëtar me koalicione parazgjedhore.

-Parandalim i përfshirjes në fushatë të administratës, krimit të organizuar dhe klientëve të qeverisë.Zgjedhje të parakohshme pas 1 viti.

ermal hasimja

Lini një Përgjigje