TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 13:18

Protesta mbarëkombëtare, Berisha: Shqiptarët po vërshojnë drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Protesta mbarëkombëtare, Berisha: Shqiptarët po
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, tha se shqiptarët po vërshojnë drejt Tiranës, për të marrë pjesë në atë që e konsideroi si protesta shpëtimtare për Shqipërinë.

Duke shprehur mbështetjen për protestën, Berisha tha se ka një vërshim të jashtëzakonshëm, të paparë dhe të paprecedent drejt Tiranës.

“Zoti i bekoftë të gjithë ata që lënë çdo gjë dhe vërshojnë sot nga të katër anët e dheut dhe të katër anët e Shqipërisë, të gjithë shqiptarët kudo që janë, drejt Tiranës dhe kësaj proteste shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Natyrisht, ne e ndjekim me shumë vëmendje. Partia Demokratike ka të gjithë vizionin, të gjithë potencialet, dhe po bën çdo përpjekje dhe do bëjë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Dhe do jenë vota e lirë e shqiptarëve që do përcaktojë qeverinë e ardhshme të këtij vendi”, tha ai.

berisha shqiptaret protesta

Lini një Përgjigje