Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Karaburunit, në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për rrezikun e zjarreve gjatë sezonit veror.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë sasi të mëdha tymi që kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të territorit. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi sipërfaqen e përfshirë nga flakët apo rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Po ashtu, nuk ka ende konfirmim zyrtar nëse forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në zonë për të vënë situatën nën kontroll.
Ngjarja vjen në fillim të stinës së verës, një periudhë kur rritet rreziku i zjarreve në shumë zona të vendit.
Lini një Përgjigje