TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 15:23

Mes flamujve dhe brohoritjeve, qindra automjete nga diaspora mbërrijnë në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti
Mes flamujve dhe brohoritjeve, qindra automjete nga diaspora mbërrijnë
Diaspora mbërrin në Tiranë

Diaspora marshon në kryeqytet me flamuj kombëtarë

Qindra automjete të ardhura nga diaspora shqiptare kanë mbërritur në Tiranë, duke krijuar një kolonë të gjatë në hyrjen e kryeqytetit. Makinat, të zbukuruara me flamuj kombëtarë, u panë teksa lëviznin në grup në disa akse rrugore të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve.

Pjesëmarrësit, të ardhur nga vende të ndryshme europiane, valëvitnin flamuj kuqezi nga automjetet e tyre, ndërsa atmosfera u shoqërua me brohoritje dhe manifestime festive. Në pamjet e siguruara, shihen dhjetëra automjete që lëvizin në kolonë në një nga bulevardet e Tiranës.

Mes flamujve dhe brohoritjeve, qindra automjete nga diaspora mbërrijnë

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtij aktiviteti e konsiderojnë tubimin si një moment bashkimi mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe atyre në Shqipëri.

Mes flamujve dhe brohoritjeve, qindra automjete nga diaspora mbërrijnë

Në fokus të aktivitetit është promovimi i lidhjeve me vendlindjen dhe pjesëmarrja në aktivitetet që zhvillohen në kryeqytet.

Mes flamujve dhe brohoritjeve, qindra automjete nga diaspora mbërrijnë

Protesta, që nis në orën 19:00, pritet të mbledhë mijëra qytetarë, ndërsa pjesëmarrja pritet që të jetë edhe më e lartë për shkak të diasporës.

Mes flamujve dhe brohoritjeve, qindra automjete nga diaspora mbërrijnë

diaspora mbërrin në tiranë protesta

2 Komente

  1. L
    Lesh me qime

    Kjo eshte protest kundër shqiperis e udhëhequr nga albin vuçici

    1. E
      Edi Thaçi

      O Albatros a Bubuzhel, o shërbëtor i hajdutëve Ramë dhe Thaç (ose biçim Flogeri që vishte një çorape të kuqe një të bardhë si shefi). O antishqipar i ndyrë që ska kazan plehrash të të pranojë

      Lini një Përgjigje