TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 07:01

Temperatura deri në 36 gradë, si parashikohet moti për ditën e shtunë

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura deri në 36 gradë, si parashikohet moti për ditën
Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin, me vranësira kalimtare në zonat malore lindore...

Ditën e shtunë, më 20 qershor, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në relievet malore në lindje.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 15 gradë Celsius në zonat verilindore, deri në 22 gradë në disa qytete të ulëta dhe bregdetare. Maksimalet pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius në Elbasan, Berat, Fier dhe Gjirokastër.

Temperatura deri në 36 gradë, si parashikohet moti për ditën

Në kryeqytet, moti parashikohet me diell, me temperatura nga 22 deri në 35 gradë Celsius. Në zonat bregdetare, Vlora dhe Saranda pritet të shënojnë deri në 34 gradë.

Temperatura deri në 36 gradë, si parashikohet moti për ditën

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra për sekondë. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.

moti parashikim temperatura

Lini një Përgjigje