Nga raportimet mësohet se shumë shqiptarë kanë udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Greqia, Belgjika, për t’iu bashkuar protestuesve në sheshin Skënderbej dhe më pas për të marshuar drejt godinës së Kryeministrisë...
Disa qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Europës i janë përgjigjur pozitisht thirrjes nga protesta qytetare, për tu bashkuar pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku prej 20 ditësh kërkohet dorëheqja e Edi Ramës si Kryeministër.
Pamfleti ka siguruar pamjet e mbërritjes së disa qindra shqiptarëve që kanë kaluar kufirin dhe ndodhen në Shkodër, teksa në orën 19:00 do të jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të thirrur në Tiranë.
“Dorëheqje, dorëheqje” është thirrja e shqiptarëve të diapsorës, që prej pothuajse dy javësh kanë organizuar në pothuajse të gjitha qytetet ku ka komunitete shqiptarësh, protestat kundër Edi Ramës.
Nga raportimet mësohet se shumë shqiptarë kanë udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Greqia, Belgjika, për t’iu bashkuar protestuesve në sheshin Skënderbej dhe më pas për të marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Pritet që protesta e pasdites së sotme të jetë një uragan sa i takon pjesëmarrjes, por jo vetëm, edhe entuziazmit dhe koreografisë që do të shfaqet.
Me hajer bijte e Shqipes!
Këta në video janë "qindra" ??? Sikur nga 4 persona në një makinë, 100:4 = 25 makina. Në video as 10-15 makina nuk duken, kështu që as 100 persona nuk janë, ndërsa ju shkruani "qindra"... Pak më serioz se do bëheni si Salihu që çdo protestë thotë se është më e madhja e mbajtur ndonjëherë!
Na lujtet mendsh, po e boni sikur po vjen Isa Boletini ne Vlore. Keta te hajne ndonje qofte te shohin pak Tironen se varet ne ca katunesh jetojne e te bertasin. Te kthehen nga kane ardhur e te vazhdojne jeten e perditshme e te merren me integrimin e vetes ne shtet ku jane. 90 % skane asnje shok vendas.
Keta me qeleshe te bardha do rezojne qeverine?! ????????????