TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 11:26

63 hektar tokë në Divjakë, Berisha mohon akuzat e protestuesve: Familja ime nuk ka pasur kurrë tokë në atë zonë

Shkruar nga Pamfleti
63 hektar tokë në Divjakë, Berisha mohon akuzat e protestuesve:
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar publikisht akuzat e bëra gjatë protestës së një dite më parë, ku u pretendua se vajza e tij, Argita Berisha, dhe familjarë të tjerë kanë përfituar 63 hektarë tokë në zonën e Divjakës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha i cilësoi deklaratat si të pavërteta dhe mohoi që ai ose anëtarët e familjes së tij të kenë pasur ndonjëherë prona në atë zonë.

Sipas tij, pretendimet janë pjesë e një fushate shpifjesh të lidhura me qeverinë dhe përdoren për të larguar vëmendjen nga çështje të tjera që ai i konsideron problematike për mazhorancën.

Ish-kryeministri deklaroi se familja e tij është hetuar ndër vite dhe se nuk ka rezultuar asnjë përfitim nga fondet publike, tenderët apo prona të tjera. Ai argumentoi gjithashtu se akuzat e fundit vijnë pas, sipas tij, dështimit të pretendimeve të mëparshme që lidhnin familjarët e tij me interesa në ndërtime në Tiranë.

Lidhur me deklaratën e një shpifëseje të paguar dje në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”, deklaroj se: kjo është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme.

Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit Berisha nuk kanë dhe nuk kanë patur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë dhe nuk i kanë marrë kujt kurrë asnjë metër katror tokë.

Sali Berisha dhe familja e tij është hetuar për 35 vjet nga militantët e Edi Ramës dhe në përfundim rezultoi se ata kurrë nuk kanë përfituar asnjë lekë publik, asnjë tender dhe asnjë cm2 tokë, publike e as private të tjetërkujt.

Pasi dështuan me shpifjet për interesat e mia e të familjarëve të mi në kullat e Tiranës, ditën kur Edi Rama duhet të jepte përgjigje për vjedhjen e pronës publike të provuar me dokumentat e rastit të hotelit Zig-Zag, duke qenë që përgjigje nuk jepte dot zgjodhi shpifjen.

Përlyerja e kauzave publike me gënjeshtra të dukshme është mjet i qëllimshëm i asfiksimit të kauzës dhe oksigjenimit të kësaj qeverie që ka vjedhur pronat publike e private të shqiptarëve dhe kërkon të fshihet pas shpifësave të saj.

Duke përfunduar Sali Berisha mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, por natyrisht jo shpifjet dhe shpifësit që e dëmtojnë kauzën e saj”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

prona në divjakë berisha

2 Komente

  1. U
    Ujku

    Thone te gjithe ne Divjake qe i kane ato toka.

    1. T
      Tony

      Ti lgen s'ke patur askund toke, as ne Tirane, as ne Lalez, asn e Divjale, as ne Ksamil. Ky eshte ajka e ajkes se docerve te Shqiperise.

      Lini një Përgjigje