TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Qershor 2026, 16:35

Arbana Osmani mbylli përfundimisht kapitullin me Ferma VIP? Reagimi i saj sqaron gjithçka (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Arbana Osmani mbylli përfundimisht kapitullin me Ferma VIP? Reagimi i saj
Arbana Osmani

Mungesa e Arbana Osmanit në “Post Ferma VIP”, si edhe në festën e organizuar pas finales së madhe, ka nxitur aludime se mund të ketë mbyllur përfundimisht kapitullin e saj me spektaklin.

Megjithatë, moderatorja ka tentuar të hedhë poshtë këto pretendime, me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

Vetëm një ditë më parë, Arbana ka shpërndarë në InstaStory promovimin e “Post Ferma VIP”, duke etiketuar faqen zyrtare të programit dhe moderatorin Florian Agalliu.

Në videon e publikuar shfaqen momentet finale të spektaklit, ndërsa Arbana i ka dhënë mbështetje të drjtpërdrejtë programit edhe pse nuk ishte e pranishme në ekran.

Arbana Osmani mbylli përfundimisht kapitullin me Ferma VIP? Reagimi i saj

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i qartë se raportet e saj me formatin mbeten të mira, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar së fundmi.

arbana osmnai ferma vip

Lini një Përgjigje