Ardit Bido, deputet i PS-së, është një nga ligjvënësit socialistë që po përdoret nga Kryeministri Edi Rama për të sulmuar protestat qytetare që kanë hyrë në javën e 3-të dhe ku kërkohet largimi i kryesocialistit nga pozicioni i kreut të qeverisë.
Dy ditë më parë Bido u përball me protestuesit që shkuan te Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa nuk kanë munguar etiketimet ndaj tij, por edhe reagimet e deputetit. Në protestën e djeshme, protestuesit ironizuan deputetin e PS-së të Qarkut të Vlorës me një pankartë satirike, ku i kujtonin rrugëtimin e tij, nga shkollimi në Greqi, te angazhimi në politikë, ku fillimisht shfaqej si përfaqësues i partisë çame (PDIU) dhe më pas iu bashkua socialistëve të Edi Ramës.
Në këtë mënyrë, protestuesit kanë lënë të nënkuptohej se Bido ka përdorur origjinën e tij për të përfituar pushtet dhe favore.
Por në një reagim në rrjetet sociale, Bido zbulon se pankarta satirike është prodhuar nga ‘Opinion Himara’ e eurodeputetit Fredi Beleri, me qëllim për ta sulmuar.
Bido nënvizoi se origjina e tij është nga Labëria, teksa shtoi se nuk do të reshtë së foluri për plagën kombëtare të Çamërisë, pavarësisht nëse sipas tij, disave u djeg kjo gjë.
“Shihni vorioepirotistët e protestës
Kanë nxerr një karikaturë të prodhuar nga Opinion Himara e Fredi Belerit për të më sulmuar. Jeni të qartë që tezat vorioepirotiste i keni mes jush?
Për këdo që interesohet: nuk kam jetuar asnjëherë në Greqi e nuk kam bërë asnjë shkollë greke, nga “Hasan Tahsini” në Sarandë te Universiteti i Tiranës më gjeni.
Cili është problemi? Që jam lab 24 karatsh e kam folur, flas, e për inat të kujtdo, do vijoj të flas për plagën kombëtare të Çamërisë
Nëse kjo i djeg Çanit, Belerit, Muçit, Qorit dhe të infiltruarve të tyre në protesta, aq më bën! Ama, sa keni këta në krah, më keni kundër!!!”, shkruan Bido.
Lini një Përgjigje