TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2026, 21:33

“Kjo gjeneratë e ka vrarë frikën”, mesazhi i gazetarit: Protesta nuk po shuhet as pas 20 ditësh

Shkruar nga Pamfleti
“Kjo gjeneratë e ka vrarë frikën”, mesazhi i
Pamje nga protesta në ditën e 20-të

Në ditën e 20-të të protestave, pjesëmarrësit kërkojnë zgjidhje për shërbimet publike, pensionet, pagat dhe mundësitë e punësimit…

Protestat para Kryeministrisë kanë hyrë në javën e tretë, ndërsa pjesëmarrësit vazhdojnë të shprehin pakënaqësi për një sërë çështjesh që lidhen me jetën sociale dhe ekonomike në vend.

Gjatë tubimit të radhës, gazetari Osman Stafa tha se qytetarët po reagojnë ndaj problemeve në sistemin shëndetësor, arsimin publik, nivelin e pensioneve dhe pagat e ulëta. Sipas tij, pjesëmarrja në protestë mbetet e lartë edhe pas 20 ditësh mobilizim të vazhdueshëm.

Ai u shpreh se protestat po zhvillohen si një nismë qytetare dhe jo si një aktivitet i organizuar nga forca politike, duke e lidhur pjesëmarrjen e të rinjve me kërkesën për ndryshim dhe me kundërshtimin e klimës së frikës.

Stafa ngriti gjithashtu shqetësime për situatën në shërbimet shëndetësore, duke përmendur mungesën e ilaçeve në repartin e Onkologjikut. Ai u ndal edhe te emigracioni, mungesa e vendeve të punës dhe vështirësitë që, sipas tij, po përballin qytetarët në tregun e punës.

“Ata të shiturit thonë ka mbaruar protesta por shiheni sot. Është protesta e rinisë që bëhet kundër frikës. Kjo gjeneratë e ka vrarë frikën, nuk do të largohet na Shqipëria.

Sot që flasim nuk ka ilaçe në Onkologjik.

Në këtë shesh mos ejani për askënd tjetër veç vetes suaj, kjo është mundësia jonë e fundit të jetojmë në Shqipëri e të mos largohemi sepse nuk ka vende pune dhe ja japin mundësinë të jemi pa punë ose të jemi patronazhistë”, tha ai.

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim, me fokus te kërkesat që lidhen me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe funksionimin e shërbimeve publike.

 

protesta gazetari mesazhi

Lini një Përgjigje