Projektligji parashikon zgjerimin e kompetencave disiplinore, procedura të reja njoftimi dhe masa shtesë për shkeljet e rënda
Këshilli i Ministrave ka propozuar disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me synim përmirësimin e procedurave disiplinore dhe përcaktimin më të qartë të kompetencave të autoriteteve ushtarake.
Projektligji, i depozituar për shqyrtim në Kuvend, sjell ndryshime në një sërë dispozitash që lidhen me dhënien e masave disiplinore, procedurat e hetimit administrativ dhe të drejtën e ankimit të ushtarakëve.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me riformulimin e nenit që përcakton autoritetet përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore. Sipas propozimit, Presidenti i Republikës do të vazhdojë të ketë kompetencën për të vendosur masën disiplinore më të rëndë, “Shkarkim dhe lirim nga Forcat e Armatosura”, për oficerët me grada madhore, ndërsa Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të kenë kompetenca të detajuara për kategori të ndryshme masash disiplinore.
Projektligji parashikon gjithashtu shtimin e një shkeljeje të re disiplinore, që lidhet me dhënien e intervistave të paautorizuara në mediat e shkruara dhe audiovizive, në kundërshtim me rregullat e miratuara për këtë qëllim.
Një tjetër ndryshim prek përdorimin e mjeteve të Forcave të Armatosura. Në ligj specifikohet se përbën shkelje disiplinore përdorimi ose lejimi i lëvizjes së automjeteve ushtarake pa dokumentacionin përkatës.
Në kuadër të masave disiplinore shumë të rënda, projektligji shton një masë të re të quajtur “Ndërprerja e studimeve”, e cila do të aplikohet ndaj studentëve dhe kursantëve që kryejnë shkelje disiplinore shumë të rënda.
Ndryshime janë propozuar edhe në procedurat administrative të njoftimit. Përveç njoftimit me shkrim dhe me postë, projektligji parashikon edhe përdorimin e mjeteve elektronike për komunikimin e akteve dhe vendimeve disiplinore. Gjithashtu, ushtarakët që janë në shërbim do të njoftohen nëpërmjet administratës së strukturës ku shërbejnë.
Për herë të parë, në ligj parashikohet shprehimisht mundësia e pushimit të procedimit disiplinor në rastet kur konstatohet se shkelja nuk ka ndodhur, nuk përbën shkelje disiplinore, nuk është kryer nga personi ndaj të cilit ka nisur procedimi, është parashkruar ose kur për të njëjtën shkelje është marrë më parë një masë disiplinore.
Projektligji përfshin gjithashtu dispozita që lidhen me rehabilitimin disiplinor të ushtarakëve. Sipas ndryshimeve të propozuara, ushtarakët ndaj të cilëve është marrë një masë disiplinore shumë e rëndë do të mund të rehabilitohen nëse për një periudhë dyvjeçare nuk kryejnë asnjë shkelje tjetër disiplinore të rëndë.
Ndryshime janë parashikuar edhe në procedurat e ankimit. Afati për shqyrtimin e ankimeve nga autoritetet përgjegjëse zgjatet nga 10 në 30 ditë, me mundësinë e shtyrjes edhe për 30 ditë të tjera në raste kur nevojiten verifikime shtesë ose mbledhje informacioni. Autoriteti që shqyrton ankimin do të ketë detyrimin të njoftojë palën për arsyet e shtyrjes së afatit.
Nëse miratohet nga Kuvendi, ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
PSE KEMI USHTRI NE? UNE DI QE PRESIDENTI ESHTE KOMANDANT I USHTRISE SE VDEKUR, RAMA KOMISAR POLITIK I KESAJ USHTRIE, SAL RAM BERISHA KOMANDANT NE PENSION.
Flm..të njëjtën Pyetje kisha dhe unë, se dija që paskemi...
Do te trembe ushtrine qe, ose te sulmojne popullin ose te shkojne ne burg.
Humor Englez ...
Hahahahaaaaaaaaa ziso plaku me shktive. Sakt e ke