TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Qershor 2026, 16:50

Inaugurohet linja e re ajrore me Kanadanë, Rama: Aeroporti i Rinasit po hyn në një epokë të re!

Shkruar nga Pamfleti
Inaugurohet linja e re ajrore me Kanadanë, Rama: Aeroporti i Rinasit po hyn
Kryeministri Edi Rama

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u zhvillua ceremonia inauguruese e fluturimit të parë Tiranë-Toronto, që lidh për herë të parë drejtpërdrejt Shqipërinë me Kanadanë. Në aktivitet mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u ndal edhe te transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke deklaruar se Tirana mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Sipas tij, në vitin 2016 aeroporti regjistronte 22 mijë fluturime në vit dhe 2.2 milionë pasagjerë, ndërsa në vitin 2025 numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe ai i fluturimeve në 82 mijë.

Rama shtoi se pritshmërisë janë që numri i fluturimeve të kalojë 100 mijë deri në fund të kësaj dekade. Kryeministri njoftoi gjithashtu se së shpejti aeroporti do të hyjë në një fazë të re modernizimi, me vendosjen e portave dixhitale për qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike.

Sipas tij, hyrja në aeroport do të kryhet pa kontrollet tradicionale, ndërsa të dhënat do të përpunohen përmes sistemeve të inteligjencës artificiale, në atë që ai e cilësoi si një transformim të rëndësishëm të aeroportit.

"Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Nga 2016 në vitin 2025, rritja ka qenë marramendëse. Në vitin 2016 kishte 22 mijë fluturime në vit për 2.2 milionë pasagjerë. Më pak se 10 vjet më vonë, numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe numri i fluturimeve në 82 mijë. Ne mendojmë që do të kalojë 100.000 në fund të kësaj dekade. Rinasi është ndër të parët që ka hedhur hapin e kalimit të dixhitalizuar të Check-in. Së shpejti, do të hapim këtu një kapitull të ri të transformimit dixhital të aeroportit dhe modernizimit të tij, portat dixhitale, të cilat do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli nëse je shqiptar dhe ke një pasaportë biometrike. Kjo do të bëjë që për të gjithë pasagjerët shqiptarë që hyjnë në Rinas të hyjnë si në shtëpinë e tyre dhe i gjithë info do të merret përmes inteligjencës artificiale që do të ketë kjo portë. Do të jetë një transformim i jashtëzakonshëm në shumë aspekte", tha ai.

 

rama rinas kanada

Lini një Përgjigje