TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2026, 21:05

“Ne jemi Europa”, protestuesja nga Franca mesazh BE-së nga tubimi para Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti
“Ne jemi Europa”, protestuesja nga Franca mesazh BE-së nga
Protestuesja e ardhur nga Franca

Një protestuese e ardhur nga Franca u bë pjesë e protestës së 20-të kundër qeverisë para Kryeministrisë, ku mbajti një fjalim me tone emocionale dhe mesazhe të drejtuara si qytetarëve shqiptarë, ashtu edhe institucioneve të Bashkimit Europian.

Ajo deklaroi se prej 20 ditësh kishte ndjekur nga afër zhvillimet e protestës dhe se pjesëmarrja në tubim ishte një moment që e kishte pritur me emocion.

Në fjalën e saj, protestuesja tha se qytetarë nga vende të ndryshme të botës po bashkohen për të ngritur zërin kundër padrejtësive dhe për të kërkuar ndryshim.Duke krahasuar situatën në Shqipëri me atë në Francë, ajo vlerësoi mënyrën paqësore të organizimit të protestës, duke e cilësuar si një model qytetar.

“O nëna Shqipëri t’u mbush shtëpia plot, Kam 20 ditë q e ëndërroj këtë moment, ju kam ndjekur që nga zgjimi derisa kur flija, Kur mbyllja sytë dëgjojë “Rama jepe dorëheqjen”. Jemi sot të gjithë bashkë nga e gjithë bota që t’i nxjerrim në fytyrë të gjitha ato që na kanë bërë të hamë.
Unë vi nga Franca ku njerëzit edhe pse kanë një kulturë të madhe demokracie, pakënaqësitë po i shprehin me ekstremizëm. Shqipëria po tregon një shembull të mrekullueshëm që një revolucion mund të nisë nga natyra dhe flamengot. Kam një mesazh për Von der Leyen, populli që meriton të hyjë në Europë është ky, jo kjo qeveri. Ne kemi nevojë për ju aq sa keni ju nevojë për ne. Ne jemi Europa”, tha ajo.

protestuesja be mesazh

1 Komente

  1. T
    Tony

    Po nuk i moret nga zverku te gjithe politikanet tane ata nuk ikin kurre. A e dini se ata halera kurre nuk ikin e jane te acaruar qe pse ankoheni e u prishet rehatin e bythes. Nga qe e ka marre rinia e paster kujtojne se eshte pune kalamajsh.

    Lini një Përgjigje