TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2026, 21:02

Mes thirrjeve “Rama ik”, balona kuq e zi 'pushton' qiellin e Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti
Mes thirrjeve “Rama ik”, balona kuq e zi 'pushton' qiellin
Balona kuq e zi ngrihet mbi protestë

Një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 20-të kundër qeverisë, që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë.

Teksa në bulevard dritat u fikën për pak çaste, disa të rinj ngritën në qiell një balonë gjigante të stampuar me flamurin kombëtar kuq e zi. Pamja u shoqërua me duartrokitje dhe thirrje nga protestuesit, të cilët e interpretuan si një simbol shprese dhe bashkimi.

Balona u ngrit mbi turmën e qytetarëve mes brohoritjeve “Rama ik”, duke krijuar një nga momentet më të veçanta vizuale të mbrëmjes.

Pjesëmarrësit e cilësuan këtë veprim si një mesazh për të ardhmen dhe për atë që ata e quajnë “Shqipëria e re”, ndërsa flamuri kombëtar mbeti në qendër të simbolikës së protestës.

Prej 20 ditësh, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit janë mbledhur para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit protestues edhe në ditët në vijim.

rama ik protesta mesazh

Lini një Përgjigje