TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Qershor 2026, 17:13

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Shkruar nga Irena Beqiraj
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!
Foto ilustruese

Idiokracia që Edi Rama instaloi në Partinë Socialiste është barra më e rëndë që kjo parti do të mbajë në kurriz në gjithë historinë e saj.

Rama thotë: "Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën së bashku në një prurje që nxori në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit"

Në 21 vite partinë Socialiste të cilën pa asnjë dert e ka quajtur edhe "Bordello" e kalëroi i vetëm, duke i dhënë jo vetëm PS-së por edhe historisë një mësim që nuk duhet harruar: "Parti të tilla si partia socialiste, janë kuaj pushteti ndaj rreziku është që mund t'i kalërojë për 21 vite edhe miza" .

Edi Rama nuk bisedon me anëtarët e partisë që drejton. Dyshoj se nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje ta bëj sepse ai thjesht aktron. Ai mund të jetë edhe predator edhe performues në të njëjtën kohë. Partia, deputetët ministrat , kryetarët e bashkive , drejtorët patronazhistët janë spektatorët edhe armiqtë e tij të betuar.

Ai e përçmon atë parti. Rrallë herë individi do ta pranonte përçmimin , por në parti, përçmimi mund të bëhet rregull, pasi i gjendur në grup individi ngushëllon veten duke normalizuar dhimbjen.

Kërcënimet më të mëdha për lirinë dhe dinjitetin njerëzor nuk vijnë nga dhuna e hapur, por shpesh vijnë nga agresioni pasiv pothuajse i padukshëm, i cili kufizon vullnetin individual dhe guximin moral. 

Anëtarët e partisë kanë dëgjuar të çmerritur edhe fraza si "ju jeni askushi dhe këtu ku jeni prej meje…., Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh. Po të iki unë, PS shkon për lesh”!

Teksa shikon portretet e dëgjuesve të heshtur, nën agresionin pasiv të kryetarit të tyre, është e dukshme sesa të gërryer e kanë ndjenjën e vetë ndjerjes para tij.

Në 21 vite që kalërohet nga Edi Rama, Partia Socialiste po përjeton një vazhdimësi të gjendjes së shpërbërjes ku çdo ego e vogël e veçantë është një principatë e vogël , e pavarur, më vete. Të gjithë duan të mbajnë egon e tyre të kënaqur, veten e tyre të kufizuar dhe të paprekur. Ky pasivitet edhe kufizim vetëm tek interesat personale,  fuqizon shkatërrimin. Rezultati? I qartë!  Ai që lëpin më fort, kafshon më egër!

Qysh se ka ardhur në pushtet, Edi Rama ka asfikskuar garën dhe zgjedhjet brenda partisë.

Sot asnjë zyrtar shtetëror përfaqësues i partisë nuk votohet paraprakisht nga strukturat e saj; asnjë përfaqësues politik duke nisur nga kryetari i organizatës socialiste e deri të kryetari i partisë së rrethit nuk votohet por emërohen katapultohen .Po të njëjtën qasje pa garë, sipas preferencave të tij, Edi Rama aplikoi  në ekonomi edhe me meritokracinë në shoqëri. Sepse kjo është qasja e tij, nuk mund të bënte ndryshe .

Idiokracia që Edi Rama instaloi në Partinë Socialiste është barra më e rëndë që kjo parti do të mbajë në kurriz në gjithë historinë e saj. "Zeqinizmi" është jo vetëm shprehje e  trishtueshme e dështimit të  moralit të partisë e cila dikur mund të krenohej me avancimin e njerëzve të talentuar të edukuar dhe të aftë, por një provë e dëmit të pakthyeshëm që nga urrejtja Edi Rama i bëri kësaj partie . Qëllimi i tij ishte që kurdo të ndodhë largimi i tij ai të lër prapa jo më një parti , por një tokë të djegur, që e ka vështirë të ringrihet.

Partia socialiste është kalë betejash,  edhe si e tillë nuk ka pasur kurrë nevojë  për një idealist të hollë, e as për një realist të vrazhdë, por për një lider , sytë  e të cilit mund të lexojnë qiellin, ndërsa këmbët e tij shkelin fort në tokë.  Një njeri me simpati universale, por të vetëpërmbajtur; një njeri që e njeh fushën e emocioneve, megjithëse nuk është skllav i tyre; një lider për të cilin politika nuk është thjesht një spektakël apo hije kalimtare, por një lojë solemne, që duhet luajtur me kujdes, pasi vendimet e sotme mund të kenë vlerë të përjetshme .

Një burrë a grua që e konsideron politikën, mënyrën se si ndryshimi dhe mospajtimi duhet të shoqërohen në kompromis dhe pjesëmarrje.

Një lider që ngulmon nga e kaluara, megjithatë e di se mjalti i saj mund t’i sjellë dobi vetëm në mënyrë të moderuar; që mendja i të cilit skanon të tashmen, por nuk  magjepset nga  karremat e saj të arta; që është i bekuar me aftësinë e parashikimit të të nesërmes.

Edi Rama nuk ishte kurrë i tillë, edhe me të drejtë nuk e ka duruar dot që brenda asaj të majte ka njerëz të tillë. Ndaj  nuk i honepsi dot kurrë, i qesëndisi, u përpoq ti blejë, herë pas here ti miklojë edhe kur s'ja doli filloi t'i denigrojnë!

Sot ai nuk i duhet më kujt në atë parti, këtë e kuptojë shpejt edhe katapultimi i tij i fundit , Neomalësorja. Ndaj detyra e çdo të majti sot është të kontribuojë për një Parti Socialiste pa Edi Ramën.

 

ps edi rama

5 Komente

  1. A
    Anna

    Shyqyr që ty o Irenë, Edi Rama, të njohu shpejt, të bëri Drejtoreshë të Përgjithëshme të Doganave, të bëri zv.ministre të financave, dhe kur e pa që kishte të bënte më një të çmëndur, që shante vartësit, burra e gra me JU Q….NËNAT, me një fjalor brutal rrugaçëror, njesoj si ajo tjetra e LSI, një si puna e JOTE, o Irenë, të shkarkoi menjëherë. Prandaj ti, ke gjithë këtë mllef. Gjithsesi, ti fol sa të duash, Edi Rama nuk pjerdh me njerëz të dalë boje si puna jote.

    1. E
      Enno

      O Anna, për Briseidën e ke fjalën moj ? Ajo kishte fjalor të përdalash e tej rrugaçëror, që vetëm me Irena Beqirin konvergonte….

    2. G
      Glaukias

      Shumë mirë, z.Beqiraj. Bashkohu me Neomalësoren, Elisa Spiropalin, Ditmir Bushatin, Arta Daden, Erjon Braçen, Arben Malajn, Ben Blushin etj., dhe krijoni një parti të majtë sipas vizionit tuaj, pa Edi Ramën, dhe kërkoni votat e të majtëve të zhgënjyer... Nëse situata është siç thoni ju, "idiocracia" do jetë shumë e lehtë për tu mundur në zgjedhje e mbase bëheni ju Kryeministre.. Pse nuk veproni atëherë ? Apo është shumë e lodhshme të veprosh e shumë e lehtë të japësh mend ?

      Lini një Përgjigje