TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2026, 20:11

Ka fituar zemrat e tifozëve dhe është kthyer në fenomen viral, rosa Merlin shndërrohet në yllin e Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti
Ka fituar zemrat e tifozëve dhe është kthyer në fenomen
rosa Merlin

Një personazh i pazakontë po tërheq vëmendjen e mijëra tifozëve gjatë Kupës së Botës 2026 në Meksikë. Bëhet fjalë për Merlinin, një rosë dyvjeçare e veshur me fanellën jeshile të kombëtares meksikane, e cila është shndërruar në një nga figurat më të dashura dhe më të komentuara të turneut.

Historia e saj nisi në rrugët e Meksiko Sitit, kur pronarja, Karla Ivete Gomez, u filmua duke shëtitur me Merlinin pranë saj. Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe brenda pak ditësh rosa fitoi popullaritet në mbarë vendin.

Fama e Merlinit ka tërhequr vëmendjen edhe të institucioneve sportive. FIFA e ka cilësuar atë si një lloj “ambasadoreje” të Meksikës gjatë Kupës së Botës, ndërsa kombëtarja meksikane publikoi një imazh simbolik ku rosa shfaqej duke fluturuar mbi stadiumin e Guadalajarës.

Fanella me numrin 12, simbol tradicional i tifozëve, është bërë shenja e saj dalluese. Popullariteti i Merlinit ka arritur deri aty sa furra buke në vende të ndryshme të vendit kanë nisur të prodhojnë ëmbëlsira me figurën e saj, ndërsa emisione televizive e ftojnë për “analiza” sportive.

Megjithatë, përgjigjja e saj ndaj çdo pyetjeje për futbollin mbetet e pandryshuar: “kuak, kuak, kuak”.

Në sheshin historik “Bellas Artes”, dhjetëra gazetarë dhe qindra qytetarë mblidhen çdo ditë për ta parë nga afër. Sapo mbërrin, vizitorët nxitojnë të realizojnë fotografi dhe video, duke e trajtuar si një personazh të famshëm.

Nuk e kishim imagjinuar kurrë se do të bëhej kaq e njohur”, është shprehur pronarja e saj, Karla Gomez.

Sipas saj, Merlini ushqehet me fruta, perime, peshk dhe insekte, por herë pas here nuk i reziston as një taco-je tradicionale meksikane. Veterineri ka vënë re së fundmi se rosa është pak mbi peshën e rekomanduar, por kjo nuk duket se e ka penguar të vazhdojë turin e saj të famës.

Historia e Merlinit sjell ndër mend rastet e kafshëve që janë kthyer në simbole të Kupës së Botës, si oktapodi i famshëm Paul gjatë Botërorit të vitit 2010. Këtë herë, megjithatë, është një rosë me fanellën e Meksikës që po fiton zemrat e tifozëve dhe po sjell humor e atmosferë festive në ngjarjen më të madhe të futbollit botëror.

rosa merlin kupa e botës

Lini një Përgjigje