TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 16:47

“I rrezikshëm për politikën dhe veten e tij”, Lubonja i përgjigjet Ramës: Akuza ndaj meje, e dobët dhe e çalët!

Shkruar nga Pamfleti
“I rrezikshëm për politikën dhe veten e tij”, Lubonja
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar lidhur me sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj tij gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.

Lubonja deklaroi se tentativa e kryeministrit për ta bërë atë si “persekutor” është e dobët dhe e çalët. Ai tha se Rama ka në dorë të gjitha pushtetet, ndërkohë që ai ka vetëm pushtetin e fjalës së lirë.

Lubonja theksoi se ia ka bërë të qartë Ramës kur ai sapo ishte bërë kryetar bashkie i Tiranës, se ishte i rrezikshëm për politikën, vendin dhe veten e tij.

“Kjo akuza për të më bërë mua persekutor si ata të së kaluarës është e dobët dhe çalon shumë sepse ata ishin njerëz që kishin pushtet, policinë e sigurimin dhe ne ishim të dobët e të pafuqishëm. Ndërkohë që sot është e kundërta, pushtetin e ka ky zotëria. Ka policinë, të gjitha.

Unë kam forcën dhe pushtetin e  fjalës së lirë, kështu që të më krahasosh e ata është i dobët dhe nuk qëndron. Unë thjesht kam bërë detyrën time ti intelektual e gazetar duke ngritur problemet. Ia kam thënë që kur u bë kryetar bashkie që je i rrezikshëm, duhet të ikësh nga politika. Je i rrezikshëm edhe për politikën dhe për vendin, por edhe për veten tënde.“, tha ai për News24.

fatos lubonja edirama

Lini një Përgjigje