TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Qershor 2026, 18:37

Publikohen pamjet e grabitjes së karburantit në Krujë, autori i maskuar i drejton armën punonjësit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Publikohen pamjet e grabitjes së karburantit në Krujë, autori i
Pamje nga momenti i grabitjes së karburantit në Krujë

Janë publikuar pamjet filmike nga grabitja e një pike karburanti në zonën e Krastës, në Krujë, ngjarje e ndodhur 4 ditë më parë, ku autorët arritën të marrin rreth 20 mijë lekë të rinj.

Në video shfaqet momenti kur një person i maskuar dhe i armatosur, i identifikuar nga policia si Marvin Ferra, hyn në ambientet e karburantit dhe i drejton armën punonjësit të pikës së karburantit. Autori fillimisht e detyron punonjësin të largohet nga ambienti, ndërsa një person tjetër i maskuar merr paratë dhe i fut në një çantë.


Policia njoftoi se ka arrestuar Marvin Ferrën gjatë ditës së sotme. Sipas autoriteteve, ai nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi të largohej me një automjet tip “Benz”, në të cilin udhëtonte së bashku me një të mitur.

Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, automjeti është përfshirë në një përplasje, ndërsa i dyshuari e ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet në këmbë. Ai është kapur nga efektivët pak metra më tej.

Burime policore bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, Ferra ka pranuar autorësinë e grabitjes dhe ka treguar vendndodhjen e disa armëve të fshehura. Në vijim të kontrolleve, policia ka sekuestruar një armë automatike kallashnikov dhe një pushkë.

Hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit të dytë të përfshirë në ngjarje vijojnë.

grabitjes së karburantit në krujë pamjet

Lini një Përgjigje