TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 19:02

Rama arrin kulmin, sulmon protestuesen që thirri diasporën në shesh: Ka ndërtuar pa leje

Shkruar nga Pamfleti
Rama arrin kulmin, sulmon protestuesen që thirri diasporën në
Fotoja që ka publikuar Rama

Ndërsa protesta e 21-të kundër qeverisë po zhvillohet me pjesëmarrje masive në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të kundërpërgjigjet përmes rrjeteve sociale, duke marrë në shënjestër një prej aktivisteve që ka bërë thirrje për mobilizimin e diasporës.

Në një postim të gjatë, Rama publikoi dy fotografi, duke pretenduar se protestuesja që u ka bërë thirrje emigrantëve të vijnë në protestë është e njëjta person që ka ndërtuar një shtesë pa leje brenda mureve të Kalasë së Durrësit.

Sipas kryeministrit, objekti do të shpronësohet në kuadër të projektit për transformimin e zonës historike, ndërsa protesta kundër qeverisë po përdoret për të mbrojtur interesa personale.

"Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale", shkruan Rama, duke pretenduar se një person që ka shkelur ligjin po paraqitet si mbrojtëse e interesit publik dhe e kauzave qytetare.

Kreu i qeverisë shkon edhe më tej, duke e cilësuar protestuesen si "militante të Partisë Demokratike" dhe duke argumentuar se pas retorikës për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë fshihen interesa të tjera.

Reagimi i Ramës vjen në një moment kur protesta ka hyrë në javën e tretë dhe kur pjesëmarrja e diasporës ka qenë elementi më i spikatur i tubimit të sotëm. Qindra shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës iu bashkuan marshimit në Tiranë, ndërsa thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike kanë dominuar protestën.

Përballë këtij mobilizimi, kryeministri ka zgjedhur të fokusohet te figurat që po udhëheqin ose mbështesin protestën, duke i akuzuar ato për manipulim dhe për përdorimin e kauzave publike për interesa private.

rama protesta

4 Komente

  1. E
    Edvin Karaxhozi

    Hem LEGEN QENEFI,fodull bullizues….ti mor QELBESIRE ke bere SHTESA NE LIGJE qe te perfitosh ti me zagaret e tu. DEL NE PENSION OR KUFOME 2 metershe!!

    1. P
      Protestuesi në administratën tënde

      Ti z.Kryeministër nuk do ta kuptosh thelbin e kësaj proteste sepse je zhytur kaq shumë dhe e ke futur Shqipërinë në baltën e korrupsionit që nuk lahet as me propogandën tënde patetike dhe dëshpëruese as me kërcënimet e tua personale kundër zërave kundër .Ik se e ke degjeneruar çdo aspekt të jetës shqiptare , e ke bastaduar administratën tëne të paaftë arogante , të pa moralshe . të gjithë partonazhistët bastardë dhe të dënuar i ke nëpër vende kyçei të qeverisë tënde . Të gjithë paurinë e ke përqëndruar në 10 vetë oligarkë që të kanë mbërthyer për gryre .Ikkkkkk Largohu se shumica e shqiptarëve nuk të duan më ty dhe atë Plakun Mere . Lere të drejtojnë njerës të rinj .

      1. A
        AAA

        Turp. Guxon edhe flet per popullin. Ti ke nga 2006 qe e zvarit ligjin e legalizimeve bashke me Saliun per te mbajtur ngritur ndertimet pa leje dhe per ti bere popullit presion per votat. Bej studimet urbanistike per cdo qender te banuar. Ti prishe dhe planin e Tiranes, Tirana 30 dhe guxon te flasesh. MANIPULATOR I QELBUR. Ku i ke inceneratoret. Ku e ke arsimin, shendetesine,etj. HAJDUT.

        1. A
          A. Baçe

          Kur shkroi jam patronazhisti më i gjatë ju përgjigja kjo është baras me thënien jam spiuni më i gjatë. Njerëz kuptojeni se ç'rjet ka ngritur që do tja kish zili Sigurimi, KGB ruse dhe BIA serbe , ja gjeti dosjen në çast qytetares që foli kundër tij. prandaj bleu dronë, satelitë dhe kamera lA që të njohin fytyrën. P. S. Shtatorja e Enver Hoxhës nuk ndjeu gjë se ish prej bronzi.

          Lini një Përgjigje