Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon shqyrtimi i fraksionit të dosjes "Meta", ndërsa Prokuroria e Posaçme po paraqet konkluzionet përfundimtare për të pandehurit e këtij procesi.
Gjatë seancës, trupa gjykuese vendosi të mos pranojë kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte kërkuar të hiqte dorë nga procedura e gjykimit të shkurtuar dhe që çështja ndaj saj të bashkohej me procesin ku janë të pandehur Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Në këtë fraksion të dosjes janë të pandehur Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, të cilët po gjykohen sipas procedurës së shkurtuar.
Sipas akuzës, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku janë marrë të pandehura për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion.
Pas vendimit të Gjykatës për rrëzimin e kërkesës së Fatime Kryemadhit, procesi gjyqësor vijon me paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare nga ana e SPAK-ut.
Lini një Përgjigje