Rita Ora u përball me një situatë të papritur pak para se të dilte në skenë në festivalin Gozo në Spanjë, pasi kushtet e vështira atmosferike çuan në anulimin e performancës së saj.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ishte përgatitur për koncertin dhe kishte bërë gati daljen para publikut, por një stuhi e fortë dëmtoi pajisjet teknike të ekipit të saj muzikor, duke e bërë të pamundur zhvillimin e shfaqjes.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rita u sqaroi fansave arsyen e anulimit, duke treguar se reshjet dhe moti i keq kishin dëmtuar instrumentet, kabllot dhe mikrofonat.
“Jam gati për të performuar, por fatkeqësisht pajisjet tona janë dëmtuar dhe nuk mund të dalim në skenë”, u shpreh artistja.
Rita Ora kërkoi mirëkuptimin e fansave që kishin pritur performancën e saj dhe premtoi se do të rikthehet së shpejti në Spanjë për të performuar dhe për t’ua shpërblyer mbështetjen.
Edhe pse koncerti u anulua, artistja falënderoi publikun për durimin dhe përkrahjen në një moment të vështirë të shkaktuar nga kushtet atmosferike.
Lini një Përgjigje