TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2026, 17:30

Skandali/ Abissnet-i i Koço Kokëdhimës lë pa internet plazhin Golem- Qerret, ndërpret totalisht sinjalin

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ Abissnet-i i Koço Kokëdhimës lë pa internet
Foto ilustruese

Me mijëra qytetarë dhe turistë në zonën e Golemit dhe Qerretit kanë mbetur pa internet ditën e sotme.

Sipas një denoncimi të ardhur te Pamfleti, kompania Abissnet, ka ndërprerë komplet sinjalin, në plazhin Golem-Qerret.

Edhe pse jemi në sezon turistik, kompania e Koço Kokëdhimë, pa asnjë paralajmërim ka ndërprerë internetin duke krijuar probleme te hotelet dhe bizneset në këtë zonë.

Por zhvillime të kohëve të fundit tregojnë se kjo kompani ka pasur halle më të mëdha sesa linajt e internetit të qytetarëve, pasi ka dyshime se furnizon call center-at mashtrues.

Pak javë më aprë, Prokuroria e Tiranës goditi tre call centera në kryeqytet dhe arrestoi dhjetë persona në operacionin që zbuloi mashtrimin prej 50 milionë eurosh ndaj qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Njoftimi zyrtar i Prokurorisë mbi procedimin penal nr. 3377 përmban një detaj teknik me peshë të madhe hetimore: hetuesit “nga komunikimet zyrtare me shoqëri të internetit në Shqipëri zbuluan përdoruesit fundorë të këtyre IP-ve, që kanë qenë funksionale të paktën prej nëntorit të vitit 2023”. Megjithëse 26 milionë euro iu zhvatën vetëm 150 viktimave austriake përmes këtyre linjave, asnjë prej këtyre shoqërive të internetit nuk është emërtuar publikisht.

Pamfleti kreu një verifikim teknik në bazat publike të Hurricane Electric BGP Toolkit dhe RIPE NCC, regjistruesi rajonal i internetit për Evropën. Sipas këtyre të dhënave, Abissnet sh.a. operon me dy numra sistemi autonom (AS35047 dhe AS207368) dhe zotëron shtatë blloqe kryesore IPv4 me rreth 18,432 adresa publike gjithsej. Një prej këtyre blloqeve, 185.9.44.0/24, është etiketuar shprehimisht “Abissnet Business Customers” — pikërisht segmenti që u ofron IP statike klientëve biznes, produkti i domosdoshëm për çdo call center profesional. Të dhënat janë të aksesueshme dhe të verifikueshme nga kushdo në kohë reale. Pyetja teknike që vijon t’i takojë vetëm Prokurorisë së Tiranës është: dy IP-të e dyshimta të identifikuara nga autoritetet austriake bëjnë pjesë në blloqet e Abissnet apo në blloqet e një ofruesi tjetër?

Një pjesë kritike e dosjes së Prokurorisë së Tiranës identifikon Eduard Dallën, 48 vjeç, si “ndërmjetës midis call centerave dhe ofruesve të ndryshëm të shërbimit të internetit”. Prokuroria vërteton se Dalla “lidhte kontrata interneti në emër të kompanive të tij fiktive të regjistruara në QKB, për të vështirësuar identifikimin nëpërmjet IP-ve”.

Detaji që çau hetimin: numri personal i telefonit të Eduard Dallës rezultoi i regjistruar në “një kontratë interneti në emër të personit fiktiv Jose Santos”. Këto të dhëna ngrenë dy pyetje të pashmangshme: cila ISP shqiptare lëshoi një kontratë në emër të një personi fiktiv pa verifikuar identitetin dhe cila ISP fakturonte çdo muaj një konsulencë marketingu për trafik interneti të përshtatshëm për 100 deri në 450 stacione pune?

Burimet pranë hetimit tregojnë se kompania kryesore që mund të kishte ofruar shërbim interneti për pjesën më të madhe të call centerave të prekur nga operacioni i 13 prillit është Abissnet sh.a., një prej operatorëve më të vjetër në tregun shqiptar të internetit, historikisht i lidhur me figurën e biznesmenit dhe ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima.

 

abissne koco kokedhima

2 Komente

  1. J
    Jeta

    Ja kete turizëm promovon dhe instalon Ramuti dhe banditet e tij kriminal antishqiptare. Shporrini jasht zyrave te shtetit keta qener ramutët e salehët.

    1. H
      Hajdarlije Matja

      Koço Kokdhimi, është kanceri i Ramës.

      Lini një Përgjigje