Egnatia ka mësuar kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues të Champions League. Shorti i hedhur këtë të martë i ka vënë përballë kampionët e Shqipërisë me skuadrën e Petrokub.
Për rrogozhinasit, shorti konsiderohet relativisht i favorshëm, pasi skuadra moldave ishte ndër kundërshtarët më të përballueshëm në letër nga grupi i ekipeve të mundshme.
Skuadra e Petrokub vjen pas një sezoni ku arriti të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, megjithatë nuk konsiderohet një kundërshtar me diferencë të madhe cilësore krahasuar me kampionët shqiptarë. Petrokub numëron dy tituj kampionë dhe dy trofe të Kupës së Moldavisë në historinë e saj.
Edhe vlerat në treg tregojnë një ekuilibër relativ mes dy skuadrave. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, Petrokub vlerësohet me një total prej 4.76 milionë eurosh, ndërsa Egnatia ka një vlerë prej 6.23 milionë eurosh, duke paraqitur një avantazh të konsiderueshëm në këtë aspekt.
Tashmë, Egnatia do të synojë të shfrytëzojë këtë mundësi për të kaluar raundin e parë dhe për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin më prestigjioz për klube në Europë.
Shorti i Champions League:
Sabah – TNS
Floriana – Shamrok
Flora Talin – Iberia
Linkoln Red Imps – Inter Eskaldes
Tre Fiori – Larne
Ararat Armenia – Riga
Vardar – KuPS Kuopio
Kauno Zalgiris – Drita
Vitebsk – U. Kraiova
Petrokub – Egnatia
Borac – Levski Sofia
Vikingur – Giori
Kairat Almati – Sutjeska
Klaksvik – Atert Bisen
Lini një Përgjigje