TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 14:15

Botërori 2026/ Sonte në fushë Franca pretendente, Deschamps: Senegali një prej më të fortëve në Afrikë

Shkruar nga Pamfleti
Botërori 2026/ Sonte në fushë Franca pretendente, Deschamps:
Deschamps dhe Mbappe te Franca

Sonte në orën 21:00 do të zhvillohet një nga përballjet më tërheqëse të fazës së grupeve të Botërorit, ku Franca, nënkampionia në fuqi, do të përballet me Senegalin.

“Gjelat” konsiderohen favoritët kryesorë për të marrë fitoren, megjithatë përballë do të kenë një skuadër senegaleze me shumë cilësi dhe potencial në përbërje.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Francës, Didier Deschamps, vlerësoi kundërshtarin duke theksuar se “do të përballen me një kombëtare shumë cilësore që arriti edhe në finalen e Kupës së Afrikës”.

Interes mbetet edhe situata e vetë Deschamps, i cili ka bërë të ditur se do të largohet nga drejtimi i kombëtares franceze pas përfundimit të Botërorit, çka mund të ndikojë në atmosferën rreth ekipit.

Takimi Francë-Senegal është i vlefshëm për Grupin I. Ndërkohë, ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Irakut dhe Norvegjisë, do të luhet në orën 12:00.

Lini një Përgjigje