17 ditë pas protestës, deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri thotë se nuk ka asnjë arsye që kryeministri Edi Rama apo qeveria të japin dorëheqjen.
Sipas saj mazhoranca po vijon të zbatojë premtimin e saj kryesor elektoral, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Nuk ka asnjë arsye që PS edhe Edi Rama të dorëhiqen, kur premtimi kryesor në fushatë ishte pikërisht anëtarësimi në BE. Deri në fund të 2027 Shqipëria do të mbyllë negociatat. Sot jemi në kapitullin 27 që ka po lidhje me mjedisin, që është një nga arsyet kryesore për të cilat nisi ky protestë. Integrimi ishte premtimi kryesor, ku 92 për qind e shqiptarëve e duan integrimin, e thotë barometri i BE. Kjo është fryma e 92 për qind e shqiptarëve. Kryeministri ka dalë që ditët e para dhe u ka shtrirë dorën duke u thënë sillni përfaqësuesin tuaj me kërkesat që ju keni dhe hajde t’i diskutojmë, t’i flasim, çfarë mund të bëjmë më mirë”, u shpreh Çakërri.
Qytetarët edhe dje janë mbledhur para godinës së Këshillit të Ministrave me 16 qershor.
Rreth orës 20:30 nisën me marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, me të njëjtin itinerar si më herët, ndërsa është sinjalizuar mundësia për një tjetër orar sa i takon nisjes së tubimit. Kjo, prej temperaturave të larta.
E deleguara e Edi Ramës dhe Taulant Ballës në protestë. Fiks siç e parashikoi Kreshnik Osmani.
E vertete Motra, ke te drejte! Si keshilltare e Bashkise Vlore, Kryetare e Komanduar dhe Drejtoreshe e Spitalit..ke shkelqyer. Gjendja e spitalit dhe e Bshkise ndrin..Nashti nga ty do shkelqeje Shqiperia...as e merr o laro