TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Qershor 2026, 13:32

“Publiku më keqkuptoi”, Romiri dhe Indri pas Fermës: Vanesa më qëndroi ftohtë

Shkruar nga Pamfleti
“Publiku më keqkuptoi”, Romiri dhe Indri pas Fermës:
“Publiku më keqkuptoi”, Romiri dhe Indri pas Fermës: Vanesa më qëndroi ftohtë

Disa nga ish-konkurrentët më të komentuar të “Ferma VIP 3” kanë rrëfyer përjetimet e tyre pas përfundimit të spektaklit, duke folur për rikthimin në jetën e përditshme, marrëdhëniet me banorët e tjerë dhe reagimet që kanë marrë nga publiku.

Gjysmëfinalisti Romir Zalla u ndal te sfidat që ka hasur pas daljes nga reality show, duke pranuar se përshtatja me rutinën e zakonshme nuk ka qenë aq e lehtë sa e kishte menduar. Aktori tha se shpesh është ndjerë i keqkuptuar nga publiku, veçanërisht për mënyrën se si është interpretuar loja e tij.

“Më vjen keq që tendenca ka qenë më shumë për të na keqkuptuar sesa për të na kuptuar. Keqkuptimi më i madh ka qenë puna e të qenurit ‘aktiv’, një nocion që unë e konceptoj ndryshe nga të tjerët”, u shpreh Romiri.

Nga ana tjetër, Indri foli për raportet me ish-banorët pas përfundimit të eksperiencës në fermë, duke zbuluar se me disa prej tyre kontaktet janë ndërprerë.

I pyetur për marrëdhënien me Vanesën, ai tregoi se mes tyre nuk ka komunikim dhe se takimi i fundit ka qenë i ftohtë.

“Mbrëmë u takuam me Vanesën. Patëm një takim shumë të ftohtë nga ana e saj. Mua më erdhi spontane ta përqafoja. Ajo, me të drejtë, më distancoi. Gresa nuk më foli, çfarë ka Gresa me mua? Edhe Malbora nuk më flet. Vanesën mund ta kuptoj, por të tjerët çfarë kanë me mua? Unë flas me të gjithë, por ka disa që nuk më flasin mua. Për mua, kur mbaron ferma, kujtoj vetëm momentet e paharrueshme, jo keqkuptimet”, tha ai.

Megjithatë, pavarësisht distancës mes tyre pas spektaklit, Indri nuk i kurseu fjalët vlerësuese për këngëtaren.

“Vazhdoj të mendoj se Vanesa ka një nga zërat më të bukur dhe më të çmuar në panoramën shqiptare dhe atë ndërkombëtare”, deklaroi ai.

romiri dhe indri

Lini një Përgjigje