TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Qershor 2026, 15:41

Elodie dhe Francesca Nuredini, fansat flasin për ndarje

Shkruar nga Pamfleti
Elodie dhe Francesca Nuredini, fansat flasin për ndarje
Elodie dhe Francesca Nuredini, fansat flasin për ndarje

Këngëtarja italiane Elodie ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto nga një udhëtim relaksues me jaht, ku shfaqet në formë të shkëlqyer dhe duke shijuar një periudhë qetësie larg angazhimeve profesionale.

Megjithatë, vëmendjen e fansave e ka tërhequr mungesa e balerinës shqiptare Francesca Nuredini, e cila prej kohësh është përfolur për një lidhje me artistën dhe është parë shpesh pranë saj në evente publike dhe udhëtime të përbashkëta, përfshirë edhe një vizitë në Japoni më herët gjatë vitit.

Kjo mungesë në pushimet e fundit në Kroaci ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin spekulime për një ndarje të mundshme mes tyre. Megjithatë, këto zëra janë zbehur shpejt pas një reagimi të thjeshtë, por domethënës nga Nuredini.

Ajo komentoi në postimin e Elodies me fjalët: “Je më e bukura në botë”, një mesazh që u interpretua nga fansat si dëshmi se marrëdhënia mes tyre vijon normalisht.

Komenti u shpërnda më pas edhe në “story” nga vetë këngëtarja, duke forcuar më tej idenë e një raporti të qëndrueshëm dhe pa tensione publike, pavarësisht distancës dhe angazhimeve të ndryshme të të dyjave.

Elodie ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare pas deklaratave të saj në Festivalin e Filmit në Kanë, ku foli hapur për identitetin dhe rëndësinë e mbështetjes mes grave në jetën personale dhe artistike.

 

elodie franceska nuredini

Lini një Përgjigje