TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2026, 14:08

Deklaratat e deputetes Koçeku, Skënder Hita: Nuk ka denoncim në polici

Shkruar nga Pamfleti
Deklaratat e deputetes Koçeku, Skënder Hita: Nuk ka denoncim në
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka deklaruar se deputetja Marjana Koçeku nuk ka bërë asnjë kallëzim në polici, i pyetur pas mesazhit të saj në rrjetet sociale kundrejt grupit kriminal të Bajrave.

“Policia është në mbrojtje të jetës të cdo personi. Është detyrim ligjor të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve. Në bazë të kërcënimit dhe rrezikut, do bëhet edhe vlerësimi i mbrojtjes. Por denoncim konkret nuk ka në polici”, tha Hita në një deklaratë për mediat.

Pas reagimeve të shumta ndaj deputetes Marjana Koçeku, e cila u largua Partinë Socialiste duke dalë e pavarur, kjo e fundit ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

“Neomalësorja” u ka drejtuar një mesazh në Facebook, Bajrajve në Shkodër, duke lënë të kuptohet se familjarët e saj janë kërcënuar prej tyre .

Në reagimin e saj, Koçeku paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse familjarëve të saj u ndodh diçka.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.

 

Lini një Përgjigje