TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2026, 12:39

Goditja e grupit të Salvadore Aliut, miliona euro cash në fuçi 50 litroshe; përgjimet në SKY ECC zbulojnë rrjetin e trafikut të kokainës

Shkruar nga Pamfleti

Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë, ndërsa SPAK iu sekuestroi 491 pasuri me vlerë 150 milion euro.

Goditja e grupit të Salvadore Aliut, miliona euro cash në fuçi
SPAK

Komunikimet në SKY ECC të anëtarëve të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës, të goditur të martën nga SPAK, kanë nxjerrë në dritë për hetuesit mënyra të pazakonta të fshehjes së parave cash.

Në një bisedë të gushtit 2020 mes vëllezërve Isa Aliu e Shpëtim Aliu, i pari i thotë se ka në gjendje 6 milionë euro cash.

Disa ditë më vonë Shpëtim Aliu i thotë se do të ketë në vijim edhe 20 milionë të tjera, ndërsa e orienton për mënyra të fshehjes së parave cash, përfshi groposjen e tyre, të futura në fuçi 50 litroshe.

SPAK ka ngritur dyshime se Isa Aliu ka marrë të paktën 30 milionë euro nga vëllai i tij Shpëtim Aliu, i njohur dhe si Salvadore, të cilat i ka investuar në fushën e ndërtimit. 

Ndërkohë Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të një operacioni kundër një grupi të strukturuar kriminal që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash kryesisht përmes ndërtimit në Shqipëri.

Florjan Musaj ka dalë këtë të mërkurë para togave të zeza dhe përfaqësuesve të SPAK, ndërsa ishte pjesë e listës prej 10 personave ndaj të cilëve ka masë sigurie arresti në burg. Ai nuk preferoi të bënte asnjë deklaratë veç faktit se kërkonte avkat kryesisht pasi nuk kishte patur kohë të zgjidhte një mbrojtës të tij, teksa gjykata i caktoi avokatin e shtetit Arben Peçi. Vetëm Musaj përfundoi në pranga, ndërsa 7 të tjerë përfshirë Eldi Dizdarin, Dritan Gjikën dhe Shpëtim Aliun ndodhen jashtë vendit.

Në kërkim janë;
-Nikoll Bibaj 
-Isa Aliu, 
-⁠Shpëtim Bibaj
-Armando Pacani
-Denis Matoshi 
-Naldi Yzeiraj
-Oklid Aliu
-Dritan Gjika
-Salvadore ⁠Shpëtim Aliu

Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë, ndërsa SPAK iu sekuestroi 491 pasuri me vlerë 150 milion euro.

 



miliona euro cash në fuçi 50 litroshe goditja e grupit të salvadore aliut

Lini një Përgjigje