TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2026, 10:10

Sezoni veror/ Kufizime për mjetet e tonazhit të rëndë deri më 15 shtator, Policia publikon akset dhe oraret

Shkruar nga Pamfleti
Sezoni veror/ Kufizime për mjetet e tonazhit të rëndë deri
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka njoftuar zbatimin e një plani masash që parashikon kufizime në qarkullimin e mjeteve të rënda gjatë sezonit veror.

Sipas njoftimit zyrtar, masat janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të përmirësuar qarkullimin në akset me fluks të lartë lëvizjeje gjatë periudhës turistike. Kufizimet do të jenë në fuqi nga 15 qershori deri më 15 shtator.

Këto masa do të aplikohen në autostrada, rrugë interurbane dhe në segmente të tjera rrugore që lidhin zonat bregdetare dhe destinacionet turistike, ku gjatë verës regjistrohet një rritje e ndjeshme e trafikut.

Nga kufizimet përjashtohen mjetet e emergjencës, automjetet e Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mjetet që transportojnë mallra të domosdoshme, përfshirë produktet ushqimore që prishen, sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës.

Po ashtu, për raste të veçanta që lidhen me furnizime kritike ose situata emergjente, autoritetet kompetente mund të lëshojnë autorizime të posaçme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

"Policia e Shtetit/Sezoni veror, 15 qershor – 15 shtator, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda

Njoftojmë qytetarët dhe subjektet e transportit rrugor të mallrave se, në zbatim të udhëzimit të përbashkët nr. 106, datë 14.06.2024, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë sezonit veror 2026 dhe gjatë ditëve të festave zyrtare, do të zbatohen kufizime të posaçme për qarkullimin e mjeteve të rënda, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e rrjedhshmërisë së trafikut në akset me fluks të shtuar lëvizjeje.

Këto kufizime zbatohen për mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë, si dhe për kategori të tjera të përcaktuara në udhëzim, në autostrada, si dhe në rrugë interurbane dhe urbane (kryesisht në segmentet që përshkojnë zonat turistike).

Periudha e zbatimit është nga data 19 qershor deri më 15 shtator dhe përfshin fundjavat dhe ditët e festave zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe, kufizimet e qarkullimit aplikohen sipas këtyre orareve:

-në ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00;

-në ditën e shtunë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00;

-në ditën e diel, nga ora 07:00 deri në orën 24:00.

Për ditët e festave zyrtare, kufizimet fillojnë nga ora 15:00 e ditës pararendëse deri në orën 22:00 dhe vijojnë nga ora 07:00 deri në orën 24:00 të ditës së festës.

Masat kufizuese shtrihen në autostrada, në rrugët interurbane dhe në akse të tjera që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, të cilat gjatë sezonit veror kanë flukse të larta qarkullimi.

Nga këto kufizime përjashtohen mjetet e emergjencës, mjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mjetet e transportit të mallrave të domosdoshme (përfshirë produktet ushqimore që prishen), në përputhje me përcaktimet e detajuara në udhëzim.

Në raste të veçanta, për furnizime kritike apo nevoja emergjente, mund të jepen autorizime të posaçme nga autoritetet kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit apelon për zbatim të rreptë të këtyre masave nga të gjithë operatorët e transportit dhe drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e mbingarkesës së trafikut dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë.", njofton policia.

Lini një Përgjigje