Kryeministri Edi Rama i ftuar në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë e inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë e trupit diplomatik.
Në fjalimin e mbajtur Rama tha se lufta është rikthyer në Evropë dhe konkurrenca strategjike është bërë globale, ndërsa teknologjia po transformon jo vetëm ekonomitë dhe sistemet politike, por edhe mënyrën se si shoqëritë lidhen me njëra-tjetrën.
Ai nënvizoi gjithashtu se rënia demografike po riformëson rajone të tëra, ndërsa një “dimër demografik” po kërcënon të ardhmen e afërt të Evropës.
“Jam piktori më i madh mes kryeministrash. Ballkani perëndimor është një rajon i tërë i rrethuar nga Bashkimi Evropian, fizikisht i dizajnuar në zëmër të Evropës, por i përjashtuar nga portreti i Evropës”, tha Rama mes të tjerash në fjalën e tij.
Kryeministri gjithashtu rikonfirmoi objektivin e Shqipërisë për integrimin europian, duke deklaruar se vendi po avancon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Ne jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”, tha ai.
Sipas Ramës, procesi i reformave dhe modernizimit të vendit është i lidhur ngushtë me perspektivën europiane, ndërsa Shqipëria synon të përmbushë të gjitha standardet e nevojshme për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimi Europian brenda viteve të ardhshme.
Krenar per ty o K*minister..i jep mend gjiiithe botes..Edhe Humbamenua i qoftelargut (Hoxha) e bente..
O Koci teto Sofkes a ju cove ndonje cizme me kuaj meksikane dhurate, po ndonje luludhje prej xhami si ajo qe i dhe Erdoganit. Mire thone qe keta palloshet e gjate jane mendje shkurter.
Kryeministrit i kanë shteruar të gjitha. Këtë batutë si kryeministri më i mirë piktor e ka stërthënë shumë kohë më parë.
Piktor por me i deshtuari do te thoje
Ti ke mbaruar per pikture, por ne thelb je nje hajdut i rendomt, sherbetor i krimit te organizuar. Nuk u ngrite kurre ne lartesine e detyres qe te besuan. Deshtove ne menyre spektakulare. Kurre nuk do ti gezosh leket e vjedhura dhe pasurite e vena. Je pronar aeroporti portesh, kullash, resortesh, hotelesh, bankash spitalesh por kurre nuk do jesh i qete. Koha jote mbaroi. Mendo per llogarite qe do japesh.
Ti je nje kokrra hajdutit.
Ik djale se je kapur pas pushtetit si dhelpra pas boleve te dashit. Ik o djale se e qelbe. Boll