TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2026, 19:57

Zhdukja e Eglant Koçit, asnjë shenjë nga autori Armand Shakaj; dyshohet se ka ndryshuar pamjen!

Shkruar nga Pamfleti
Zhdukja e Eglant Koçit, asnjë shenjë nga autori Armand Shakaj;
Eglant Koçi

Armand Shakaj vijon të fshihet brenda territorit të vendit dhe ka ndryshuar pothuajse tërësisht pamjen e tij për të shmangur identifikimin.

Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të jetë i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Bazuar në provat e mbledhura, Policia e Tiranës, pak ditë pas zhdukjes së të riut, deklaroi se Koçi dyshohet se është eliminuar fizikisht nga miku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë, Armand Shakaj, vijon të jetë në kërkim, ndërsa për arrestimin e tij është angazhuar jo vetëm Policia e Tiranës, por edhe struktura të tjera policore. Kërkimet janë shtrirë në të gjithë vendin, ku po zhvillohet një punë intensive hetimore me metoda speciale, me qëllim vënien në pranga të 41-vjeçarit.

Arrestimi i tij do t’i hapte rrugë edhe gjetjes së trupit të Eglant Koçit, i cili dyshohet se është fshehur nga Shakaj në periferi të Tiranës. Edhe pse policia ka kryer kontrolle të shumta në fshatra, qytete, terrene malore dhe zona të pyllëzuara, trupi i 34-vjeçarit ende nuk është gjetur.

Sipas burimeve policore, Armand Shakaj vijon të fshihet brenda territorit të vendit dhe ka ndryshuar pothuajse tërësisht pamjen e tij për të shmangur identifikimin. Burimet bëjnë me dije se ai ka prerë flokët, ka hequr mjekrën dhe përdor forma të ndryshme maskimi gjatë lëvizjeve për të mos u pikasur nga policia.

Po ashtu, hetuesit dyshojnë gjithashtu se ai mban kontakte me persona të afërt, të cilët mund ta ndihmojnë të fshihet. Ai ka ndryshuar jo vetëm numrin e telefonit, por edhe aparatin celular, me qëllim që të mos lokalizohet nga policia përmes IMEI-t të pajisjes.

41-vjeçari dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e call center-ave dhe zotëronte karta SIM me numra të huaj, të cilat dyshohet se mund t’i përdorë për të shmangur gjurmimin nga policia./A2CNN

eglant koçi armand shakaj

Lini një Përgjigje