TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2026, 20:10

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan” protestën!

Shkruar nga Pamfleti
Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”
Pankartat në protestë

Pankartat u kthyen në një nga elementët më të spikatur të protestës në Tiranë, duke përcjellë mesazhe të forta politike, kritika ndaj qeverisë dhe thirrje për ndryshim.

Mijëra qytetarë po protestojnë për të 17-tën herë para Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhe politike kritika ndaj qeverisë dhe thirrje për të shporrur kastën e vjetër të politikës.

Përgjatë tubimit, protestuesit shfaqën një larmi sloganesh dhe materialesh vizuale, duke kombinuar mesazhet politike me humorin dhe satirën. Në mesin e turmës binin në sy pankarta me mbishkrime si “Zgjohu Shqipëri!”, “Shqipëri e re” dhe “Europe, can you hear us?”, të cilat synonin të përcillnin shqetësimet e protestuesve jo vetëm brenda vendit, por edhe tek partnerët ndërkombëtarë.

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Një pjesë e konsiderueshme e pankartave kishin në fokus qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Protestuesit përdorën ilustrime, fotomontazhe dhe mesazhe ironike për të kritikuar politikat qeveritare, ndërsa disa prej tyre trajtonin tema që lidhen me korrupsionin, emigracionin, drejtësinë dhe menaxhimin e projekteve publike.

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Në protestë u vunë re gjithashtu pankarta që i referoheshin çështjeve mjedisore dhe debatit mbi zhvillimet në zonën e Zvërnecit.

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Përmes montazheve dhe mesazheve satirike, protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projekteve që, sipas tyre, rrezikojnë mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit.

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Krahas mesazheve politike, pjesëmarrësit përdorën edhe forma kreative proteste.

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Disa mbanin flamingo, ndërsa të tjerë kishin përgatitur pankarta me referenca nga kultura popullore dhe rrjetet sociale, duke i dhënë tubimit një dimension më të gjerë komunikimi dhe duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Një nga mesazhet që u përsërit më shpesh gjatë marshimit ishte kërkesa për ndryshim politik dhe forcim të institucioneve demokratike.

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Përmes pankartave, protestuesit kërkuan më shumë transparencë, luftë kundër korrupsionit dhe përmirësim të standardeve të jetesës, duke argumentuar se këto mbeten ndër sfidat kryesore me të cilat përballet vendi.

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

Ironi, meme dhe mesazhe të forta, pankartat që “pushtuan”

pankartat protesta

1 Komente

  1. S
    STUDIO

    eshte nje parulle e SANDRIT KTU....e drejte duket por do ishte e besushme nese SANDER GJOKA MOS LEPINTE BYTHEN E partis moter PD...fatkeqsisht e ke bere ....dhe sot je i besushem nese nuk lepin bythet e PS dhe PD bashke....RAMES dhe binjakut SALI...

    Lini një Përgjigje