TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 18:07

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Protesta nuk ndalet, Rama udhëton drejt Turqisë. Ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, ai vijon axhendën zyrtare dhe aktivitetet publike. Deputetja Marjana Koçeku pretendon se po përballet me presion online për të dorëzuar mandatin, ndërsa opozita kushtëzon marrëdhëniet me Kuvendin dhe akuzon qeverinë për çështjet e pronës dhe krimit.

Në fokus mbeten edhe zhvillimet nga drejtësia. GJKKO shtyn seancën ndaj Erion Veliajt, ndërsa Gjykata e Lartë zbardh vendimin për masën e arrestit. SPAK çon në gjykim katër persona për një skemë të dyshuar pastrimi prej 30 milionë eurosh dhe arreston Emiljan Burbën, i dyshuar si drejtues i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Nga kronika ndërkombëtare: vijojnë hetimet për atentatin ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, ku pista kryesore lidhet me Valter Lavitolën. Në Turqi nis samiti i NATO-s, ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe aleatëve mbeten në fokus.

Ndërkohë, Marine Le Pen përballet me vendim gjyqësor, ish-presidenti iranian Ahmadinexhad shfaqet publikisht pas zërave për vdekjen e tij, ndërsa Europa përballet me valë të forta të nxehti dhe Kina me përmbytje të rënda.

edicioni informativ ora 18:00

Lini një Përgjigje