TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 16:51

"Të kemi në zemër çdo ditë", mesazhi prekës i Edlira Çepanit për Gerti Bogdanin në ditëlindjen e tij

Shkruar nga Pamfleti
"Të kemi në zemër çdo ditë", mesazhi
Edlira Çepani- Gert Bogdani

Edlira Çepani ka kujtuar me emocione bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani, në ditën kur ai do të festonte 46-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo publikoi një fotografi krah tij, të shoqëruar me një mesazh prekës, ku shprehet se familja do ta kujtojë dhe do ta festojë gjithmonë ditëlindjen e tij.

"Të rrallë janë njerëzit që impaktojnë për mirë këdo që takojnë në jetë dhe ti ishe njëri prej tyre! Ne do të kujtojmë e do të festojmë veç ditëlindje për ty, drita jonë.

Festofsh me engjëjt atje ku je, ndërkohë që ne vazhdojmë ta falenderojmë Zotin gjithmonë për çdo ditë që patëm fatin të të kishim fizikisht me ne! Të kemi në zemër çdo ditë derisa të ritakohemi sërish. We love you, Dada!", shkroi Çepani.

Gerti Bogdani u nda nga jeta në vitin 2024 si pasojë e një arresti kardiak. Ai la pas bashkëshorten, Edlira Çepani dhe dy fëmijët e tyre.

edlira Çepani gert bogdani

Lini një Përgjigje