Në seancën gjyqësore ndaj Erion Veliajt, Prokuroria e Posaçme kërkoi rrëzimin e pesë kërkesave paraprake të paraqitura nga mbrojtja.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, argumentoi se legjislacioni parashikon zhvillimin e seancave publike, por jo transmetimin e tyre drejtpërdrejt.
“Për seancën publike gjykata ka marrë vendim, pa prezencë kamerash me transmetim live. Nuk mund të krahasohen seanca publike me seanca live. Ligji parashikon qartë, thuhet seancë publike, sot kemi prezent gazetar e persona të interesuar. Nuk bazohet në ligj kërkesa për transmetim live. Në çështjet penale në rajon, Europë apo në SHBA, nuk transmetohet live. Gjykata është shprehur disa herë për seancë publike jo live.
Për datën e seancës gjykata të shohë mundësinë ta bëjë çdo ditë seancën. Por duke qenë se jemi prokuror dhe e shikojmë ngarkesën që ka gjykata e shikojmë shumë normale lënien e seancave 1 herë një javë.”, tha Dumani.
Ndërkohë, prokurori i çështjes, Ols Dado, mbrojti qëndrimin e të pandehurit në kafazin e qelqtë, duke theksuar se kjo masë përbën garanci sigurie dhe nuk konsiderohet trajtim poshtërues.
“Xhami garanci në sallë, i pandehuri qëndron vetëm, GJEDNJ e ka trajtuar me vendim e saj. Thotë se nuk përbën element poshtërues. Kërkesa e të pandehurit të mos pranohet. Hapja e provave digjitale nuk ka lidhje, janë të pasqyruara në fashikujt hetimor. Nuk shikoj se hapja e një prove digjitale çon në pavlefshmëri.
Me kallëzimin anonim të Nesti Angonit e Nasta Pëllumbi, janë të paidentifikuara të përfshirë në aktet hetimore dhe do debatohen në debatet gjyqësore. Janë pasqyruar. I keni në fashikuj edhe kallëzimet. Kur them kallëzimet i përmbahem numrit, datës. Jemi në themel për të debatuar çdo formë.”, u shpreh Dado.
Lini një Përgjigje