Franca e këtij botërori është vërtet e frikshme. Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps ka fituar të gjashta ndeshjet e zhvilluara deri tani duke shfaqur një superioritet të jashtëzakonshëm mbi rivalet e saj.
Viktima e fundit e ortekut transalpin u bë Maroku të cilin Blutë e mposhtën me rezultatin ku i zakonshmi Mbappe gjeti sërish rrugën e rrjetës e megjithatë sulmuesi 27 vjeçar preferon të mbajë skuadrën e tij me këmbë në toke e frenon entuziazmin.
‘Ka vetëm një mënyrë për t’u relaksuar, është fitorja-tha Mbappe-përsa kohe nuk do ia dalim, nuk do të heqim dorë. Jemi në gjysmëfinale dhe jemi shumë të kënaqur, por rruga është akoma e gjatë. E dimë se ajo që na pret është akoma më e vështirë nga ajo që jemi përballur deri tani, por jemi gati për t’u përballur me çdo gjë’.
Gjatë këtij edicioni të Kupës së Botës, Franca është etiketuar si Franca më e mirë në histori, por Mbappe preferon të ulë këtë eufori.
‘Kjo, Franca më e mirë e të gjitha kohërave? Unë them gjithnjë se skuadrat më të forta janë ato që fitojnë. Nuk e shoh Kupën e Botës përkrah meje, kështi që tani për tani nuk jemi skuadra më e fortë’, shtoi Mbappe që në sfidën me Marokun doli nga fusha e lojës për një problem fizik.
‘Mora një goditje në kavilje, por jam mirë-siguroi ylli i kombëtares franceze-në atë pikë, Mateta ishte në gjendje më të mirë se unë për të luajtur minutat e fundit’.
Lini një Përgjigje