
Operacioni i SPAK zbulon nipin e "Mirit të Xhikes", Adrian Ramën si derivat të Artur Shehut ("Turit të Zvërnecit"), me Endi Ramën si hallkë lidhëse në SHBA dhe vëllain e Kristian Boci si anëtarë.
Operacioni i sotëm i SPAK zbulon një rrjet të gjerë pastrimi parash dhe trafikimi droge, me në qendër Adrian Ramën. Burime të sigurta tregojnë për ''Pamfleti'' se Adrian Rama është truri financiar i grupit, ndërsa vëllai i tij, Erjon Rama, rezulton thjesht emër figurant, pa rol aktiv në trafikun e drogës por vetëm pastrimin e parave.
Adrian Rama ka pastruar para për llogari të Artur Shehut, i njohur në mjediset kriminale si "Turi i Zvërnecit". Veprimtaria e pastrimit është shtrirë në jug të Shqipërisë dhe në Tiranë.
Endi Rama; djali i "Mirit të Xhikes", hallka lidhëse me Tur Shehun në SHBA
Lidhjen mes Adrian Ramës dhe Artur Shehut e ka krijuar Endi Rama, djali i Fatmir Ramës (i njohur si "Miri i Xhikes" i vrarë më 2003 në "Kartodrom 2000"). Endi Rama posedon pasaportë amerikane dhe, në vitin 2018 në SHBA, ka krijuar kontaktet me Artur Shehun. Ai konsiderohet si hallka lidhëse mes pastruesve të parave në Shqipëri dhe trafikantëve ndërkombëtarë. Një familjare e Endi Ramës është thirrur në SPAK rreth një muaj më parë në lidhje me këtë çështje.
Elton Memeti; bashkëpunëtori i Adrian Ramës
Në fotot e siguruara nga burimi, Elton Memeti shihet në darkë me Adrian Ramën, vëllain e trafikantit Kristian Boci, Ronald Boci dhe Endi Ramën. Elton Memeti konsiderohet bashkëpunëtor i ngushtë i Adrian Ramës në këtë grup, duke marrë pjesë në aktivitetin e pastrimit të parave dhe në takimet e grupit. Hetimet vijojnë për të zbuluar rolin e tij të plotë.
Vëllai i trafikantit Kristian Boci, anëtar i grupit kriminal
Në të njëjtën foto, Adrian Rama shihet së bashku me vëllain e trafikantit Kristian Boci. Hetimet vijojnë për të zbuluar rolin e Kristian Boci në trafikun e drogës së këtij grupi.
Pasuritë e sekuestruara nga SPAK
Në kuadër të operacionit, SPAK ka sekuestruar pasuri të shumta në pronësi të vëllezërve Rama:
7 vila në Palasë (shitura), me 1.626.000 euro të përfituara
3 vila dhe 2 apartamente në Jalë
2 vila në Rolling Hills
Një pasuri në Sallmone, Shijak, me 58 milionë lekë nga shitja
30 llogari bankare (9 të Erjon Ramës, 21 të Adrian Ramës)
Tre llogari të kompanisë "Kryeon.83" (Tiranë dhe Prishtinë)
Truall në Sarandë
Hetimi vazhdon...
SPAK ka lëshuar masa sigurie "arrest me burg" për të dy vëllezërit. Hetimi vazhdon dhe shumë shpejt pritet të zbulohen të gjitha rolet dhe aktiviteti i plotë i këtij grupi, përfshirë ato të Kristian Boci, Endi Ramës dhe Elton Memetit... /Pamfleti
Lini një Përgjigje