Mijëra qytetarë ishin mbledhur në protestën e radhës kundër Edi Ramës kur disa të rinj, të dyshuar si simpatizantë të Partisë Socialiste, shkaktuan incidente me thirrje dhe provokime ndaj protestuesve.
Momente tensioni janë regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së radhës para Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë ishin mbledhur kundër qeverisë së Edi Ramës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, incidenti ndodhi pasi një grup të rinjsh, që dyshohet se kishin ardhur nga aktiviteti i 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Sheshin Italia, iu afruan zonës së protestës dhe nisën të provokonin turmën me thirrje dhe komente ironike.
Provokimet shkaktuan reagimin e menjëhershëm të protestuesve, të cilët iu drejtuan grupit të të rinjve. Për disa çaste situata u tensionua, ndërsa një pjesë e turmës nisi t'i ndiqte me vrap në drejtim të bulevardit.
Megjithatë, të rinjtë u larguan me shpejtësi nga zona dhe nuk pati përplasje të forta fizike mes palëve, teksa ndërhyri dhe policia.
“Ça nuk thanë. Ju do humbni, ne jemi e ardhmja. Erdhën më vrap që andej. Ishin pak veta. Ishin rreth 30-40 veta. Ne ishim këtu. Një polic vrapoi. Policët rrinë atje kot”, tha një prej protestuesve që ishte protagonsit.
Po ashtu ka pasur përplasje dhe me një tjetër të ri që kishte një qen me vete, i cili ka provokur me thirrjet "Rroftë Rama, t'i hani...".
Ngjarja ndodhi vetëm pak kohë pasi kishte përfunduar aktiviteti festiv i Partisë Socialiste për 35-vjetorin e saj, i zhvilluar në Sheshin Italia, vetëm pak qindra metra larg protestës qytetare.
Pavarësisht episodit të tensionit, protesta vijoi normalisht, ndërsa organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve të shmangnin çdo provokim dhe të mos binin pre e tentativave për ta devijuar tubimin nga karakteri i tij paqësor.
Kjo është dita e 13-të e protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë largimin e kastës politike.
Ramović me metodat e vellaut te tij Vućićit. Qeni dhelpra Ramović!