TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2026, 21:10

Pasioni për Kupën e Botës i kushton shtrenjtë, agjentët vishen si maskota dhe arrestojnë trafikantin e drogës

Shkruar nga Pamfleti
Pasioni për Kupën e Botës i kushton shtrenjtë, agjentët
maskotat

Pasioni për Botërorin i kushtoi shtrenjtë një trafikanti të dyshuar droge në Peru. Autoritetet peruane arrestuan një 48-vjeçar në lagjen Las Flores të Limës, falë një operacioni të veçantë policor që kombinoi elementin e befasisë me një strategji të mirëmenduar.

Sipas policisë, dy agjentë u maskuan si Clutch dhe Maple, maskotat zyrtare të Botërorit, për t’iu afruar objektivit pa ngritur dyshime. Operacioni u zhvillua ndërsa i dyshuari po ndiqte në banesën e tij ceremoninë e hapjes së kampionatit.

I arrestuari është identifikuar si Karlos Kabrera, 48 vjeç, i njohur në zonë me nofkën “Pichichi”. Ai po hetohet për trafikim të lëndëve narkotike në formën e mikrotrafikut.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 2.524 doza të substancës crack, 210 gramë kokainë, 209 gramë marijuanë, si dhe një armë zjarri me municionet përkatëse.

Autoritetet bëjnë të ditur se Kabrera ka precedentë penalë për të njëjtën vepër penale. Ai ka vuajtur më parë dy dënime në burgjet e kryeqytetit peruan, ku ka qëndruar në total rreth nëntë vite.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa policia po verifikon lidhjet e mundshme të të arrestuarit me rrjete të tjera të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

karlos kabrera trafikanti i drogës maskotat

Lini një Përgjigje