TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2026, 21:27

Gjermania nuk tregon mëshirë ndaj Kuraçaos, i shënon 7 gola!

Shkruar nga Pamfleti
Gjermania nuk tregon mëshirë ndaj Kuraçaos, i shënon 7
Foto nga ndeshja

Gjermania e ka nisur me goleadë Botërorin duke mposhtur me rezultatin e thellë 7-1 Kuraçaon, kombëtaren më të vogël të turneut.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 6’ me Nmeçën dhe në të 21’ ishullorët barazuan shifrat. Festa e tyre nuk zgjati shumë pasi Shloterbek kaloi në avantazh gjermanët dhe në fund të pjesës së parë Haverc u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë për skuadrën e Nagelsmanit shënuan Musiala, Braun, Undav dhe Haverc vulosi duelin në minutën e 88′. Me këtë fitore jashtëzakonisht të merituar, Gjermania udhëheq kreun e grupit E.

Gjermani 7-1 Kuraçau

6′ Nmeça, 38′ Shloterbek, 45’+5′ (P), 88′ Haverc, 47′ Musiala, 68′ Braun, 78′ Undav/ 21′ Komenencia

Gjermania nuk tregon mëshirë ndaj Kuraçaos, i shënon 7

gjermania boterori

Lini një Përgjigje