TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2026, 22:30

“Rama jep dorëheqjen”/ Prej më shumë se 2 orësh në marshim, protestuesit 'pushtojnë' rrugët e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

“Rama jep dorëheqjen”/ Prej më shumë se 2 orësh

Protestuesit vijojnë prej më shumë se dy orësh marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, në kuadër të ditës së 15-të të protestave që kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Pas tubimit para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin nëpër kryeqytet dhe ende vazhdojnë të lëvizin në grup përgjatë itinerarit të përcaktuar, duke përshkuar disa prej akseve më të rëndësishme të Tiranës.

Marshimi kaloi nga rruga e Durrësit, Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe zona e Laprakës, ku protestuesit u panë të shumtë në numër, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur kundër qeverisë dhe klasës politike.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Revolucion” ishin disa nga thirrjet që dominuan gjatë ecjes së protestuesve.

Për më shumë se dy orë, marshuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke sjellë bllokime të përkohshme të qarkullimit në segmentet ku kalon protesta.

Qytetarët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.

proteste marshim tirane

Lini një Përgjigje