TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2026, 14:51

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagosen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagosen 4 persona
Pamje nga vendngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Fier–Libofshë, në afërsi të fshatit Petovë, ku janë përfshirë dy automjete, një tip Range Rover dhe një Mercedes.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, aksidenti ka sjellë vështirësi në qarkullim, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në këtë segment rrugor.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.

 

aksident ne aksin fier-libofshe

Lini një Përgjigje