TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2026, 13:34

Dyshohet se u trafikua nga Saranda, sekuestrohen 96 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Dyshohet se u trafikua nga Saranda, sekuestrohen 96 kg marijuanë në
Droga e sekuestruar

Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga autoritetet greke pranë kufirit me Shqipërinë, në zonën e Igumenicës. Bëhet fjalë për rastin e dytë të kapjes së një ngarkese të madhe droge në këtë rajon brenda vetëm tetë ditësh.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit, kur policia ndaloi për kontroll një automjet të marrë me qira. Në drejtimin e tij ndodhej një grua 61-vjeçare greke, me origjinë nga zona e Moskatos në Athinë.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët gjetën dhe sekuestruan 90 pako me marijuanë, me peshë totale 96 kilogramë e 74 gramë. Po ashtu u sekuestruan edhe 5.21 gramë kokainë, një sasi e vogël hashashi të llojit “çokollatë”, 100 euro cash dhe dy telefona celularë.

Sipas dyshimeve të autoriteteve greke, droga e kapur është trafikuar nga zona e Sarandës, duke kaluar përmes fshatrave të Bashkisë Konispol.

Vetëm tetë ditë më parë, në Nea Selefkia të Igumenicës, policia greke sekuestroi rreth 110 kilogramë marijuanë, që dyshohet se kishte hyrë nga fshati Çiflik i Konispolit. Në atë rast u arrestua një shtetas turk.

Për të dyja rastet, autoritetet greke kanë informuar edhe homologët shqiptarë, konkretisht Komisariatin e Policisë Kufitare në Sarandë. Ndërkohë, policia shqiptare ka ngritur grupe kontrolli përgjatë kufirit të gjelbër dhe në zonat detare për identifikimin e personave të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Burime nga hetimi dyshojnë se në zonën e Sarandës mund të jenë riaktivizuar linjat e trafikimit të drogës drejt Greqisë. Sipas të dhënave, gjatë 10 muajve të fundit në Igumenicë janë sekuestruar disa ngarkesa me një total prej rreth 540 kilogramësh marijuanë.

Në një prej rasteve, droga u zbulua në një skaf që u fundos gjatë operacionit, ndërsa autoritetet arritën të arrestonin drejtuesin e mjetit lundrues, një shtetas nga Saranda.

Fenomeni nuk kufizohet vetëm në Igumenicë. Autoritetet greke kanë evidentuar raste të ngjashme edhe në zonat e Janinës, Kosturit dhe Selanikut, ku së bashku me sasitë e sekuestruara në Igumenicë, gjatë 10 muajve të fundit janë kapur rreth 1.2 ton marijuanë.

Dyshohet se u trafikua nga Saranda, sekuestrohen 96 kg marijuanë nëDyshohet se u trafikua nga Saranda, sekuestrohen 96 kg marijuanë nëDyshohet se u trafikua nga Saranda, sekuestrohen 96 kg marijuanë në

Lini një Përgjigje